Whitney Houston u mbyt në vaskë me ujë të valuar

SHBA- Raporti përfundimtar i mjekësisë ligjore mbi vdekjen e Whitney Houston ka dalë në një përfundim shokues në raportin e saj 40 faqesh: Këngëtarja është mbytur në ujë të valuar në vaskën e banjës në një hotel të Beverly Hills, me gjurmë kokaine në trup dhe pranë saj.

Sipas hetuesve, Houston u gjet e mbytur në vaskën e mbushur rreth 30 centimetra me ujë të nxehtë. "Në momentin e këqyrjes se vendit te ngjarjes, temperatura e ujit ishte 34 gradë, por hetuesit mbërritën aty 6 orë pas vdekjes. Këngëtarja gjurmë kokaine në trup, ndërsa pranë vaskës hetuesit kanë gjetur substancë pluhuri të bardhë, një letër të bërë tub, një lugë të vogël dhe një pasqyrë",- thuhet në raport.

Houston, e cila ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare ishte e varur prej vitesh nga droga për shkak edhe të marrëdhënieve të vështira me bashkëshortin e saj Bobi Braun.
(el.me/BalkanWeb)