Rezarta Shkurta: Jam femra më e lumtur në botë

Një nga këngëtaret më sek si dhe më të bukura të shoubizit shqiptar Rezarta Shkurta, duket se është më e dashuruar se kurrë me bashkëshortin e saj. Rezarta i ka shprehur publikisht së fundmi Ermalit, gjithçka që ndoshta ia ka thënë edhe privatisht disa herë. Këtë herë kishte vendosur që ta thoshte me zë të lartë, duke zgjedhur pikërisht faqen e saj të “Facebook”.Rezarta publikoi në një nga statuset e saj se është femra më e lumtur në botë dhe kjo falë bashkëshortit të saj që e quan princ. “Dua të bërtas më fort, dua e gjithë bota t’më dëgjoj… Që unë jam femra më e lumtur në këtë botë, dhe kjo falë një princi me emrin Ermal Një deklaratë e fuqishme dashuri, që vjen edhe pas disa vitesh bashkë- jetesë, por se çfarë ka bërë Ermali për të merituar këtë deklaratë, këtë do ta mësojmë në ditët në vazhdim. Yllka Selita Koha Jone