Rihanna “bie” nga froni, “The sun”: Rita Ora, më e magjishme
Këto kanë qenë fjalët e shtypit të huaj lidhur me këngëtaren kosovare Rita Ora. Ndërkohë që shumë media britanike kanë shkruar se Rita Ora është britanikja shqiptare, në vend të Rihanna-s. “Rita Ora Is Our British/Albanian Rihanna”, shkruan njëra prej tyre. Duket se edhe me pak këngë Rita Ora është zëri më potencial në industrinë muzikore botërore. Redaktori i njohur britanik i tabloidit më të madh në Britani, Gordon Smart, në një koment të shkurtër për “The Sun” ka thënë se këngëtarja kosovare Rita Ora është njëra prej përgjigjeve më të mira britanike për yllin amerikan Rihanna. “Mos mendoni se sulmoj me revole kur them se Rita Ora është përgjigjja më e mirë për Rihanna-n. Këngëtarja e lindur në Kosovë, rritur në Londrën jugperëndimore, ka diçka më të magjishme se vetë Rihanna”, – ka shkruar Smart. Ky fakt na bën që të ndihemi krenarë për vajzën 23-vjeçarë nga Kosova. Kënga “Hot Right Now” ka qenë tashmë në majë të top-listave në Britaninë e Madhe. Ndërsa kënga “How We Do” është kandidate e fuqishme për t’u bërë hit i kësaj vere. Lidhja me reperin Jay-Z është një element që i bashkon (ose i ndan!) dy këngëtaret, Ora dhe Rihanna. Rita ka lidhur një kontratë për album përmes tij. Thuhet se Jay-Z këngët e planifikuara për Rihanna-n i ka “devijuar” tek Rita Ora, duke dashur kështu ta zëvendësojë atë me këngëtaren shqiptare. Ai duket se është inatosur me Rihanna-n, pasi kjo i është kthyer Chris Brown-it, ish të dashurit të saj të dhunshëm.