Motrat e Stines mbajnë baraspeshën në lidhjet e tij

Akoma është mister se me cilën nga vajzat e njohura të ekranit Stine ka një lidhje dashurie. Dikush thekson me bindje se ai është në lidhje me Rozën, vajzën e aktores Rita Lati, ndërsa të tjerë thonë se ai vazhdon lidhjen me këngëtaren nga Kosova, Adelina Berisha. Kjo e fundit shpesh qëndron në Tiranë, ku merr pjesë nëpër organizimet private të familjarëve të Stines. Këtë pasqyrë më saktë e tregojnë këto foto. Baraspeshën në lidhjet e dyfishta të Stinës siç duket e mbajnë motrat e tij, Vali dhe Alida. Gjatë ditëlindjes së tij, Vali, motra më e madhe është parë duke e shoqëruar gjatë gjithë kohës Adelina Berishën, ndërsa gjatë ditëlindjes së Alidës, kjo e fundit ka qenë gjithmonë në shoqëri të Rozës! Miq të këngëtares Adelina Berisha theksojnë se ajo është parë duke hyrë e dalë së fundi nga shtëpia e tij në Tiranë, por akoma nuk dihet se me kë po rri aktualisht Stine.