Miriam Cani, kompozime për zërat e “The Voice” në Top-Fest 9

Miriam Cani gjithmonë ka thënë se do t’i mbështesë këngëtarët që kishte në skuadrën e “The Voice”, pavarësisht faktit se kë do të çonte në finale. Siç ka bërë të ditur ajo në rrjetin social Facebook, do të jenë katër këngëtarë që kishin si trajnere Miriamin që do të paraqiten në ‘Top-Fest 9’ dhe këta janë: Ardita Tusha, Vjosa Selmani, Elis Nova dhe Enrika Derza. 


Sapo mbaruam dy këngë të reja me Vjosa Selmanin dhe Ardita Tushën. Këngë që i kam kompozuar së bashku me Albanin. Në ditët e ardhshme do të realizohen edhe dy këngë me Elis Nova dhe Enrika Derza, të cilat momentalisht jemi duke i kompozuar. 


Të katërt do të marrin pjesë në “Top Fest 9″, ka shkruar Miriami, ndërsa ka shtuar se kërkon mbështetjen maksimale nga publiku pasi sipas saj, “po bëhet një punë e madhe me pasion dhe shpirt. Mbështetjen time ata do e kenë gjithmonë jo vetëm në këngë, por të integruar edhe në koncertet tona ose evenimente të ndryshme në të ardhmen”, – ka thënë Miriam Cani, e cila së shpejti pritet të realizojë një klip të ri.


Mapo