“Big Brother”, Ermali berber përpara se të shpallej mister

“Big Brother”, Ermali berber përpara se të shpallej misterTIRANE - Ermal Merdani, para se shpallej Mister Albania, e para se të shndërrohej në “beqarin e artë” në kryeqytet ka pasur edhe eksperienca të tjera në jetë. Një prej këtyre eksperienca ishte të qethurit e banorëve të lagjes të njohur me emrin “Te Selvia”. Ermal Merdani, rreth tri vite më parë ka ushtruar profesionin e berberit dhe madje ka qenë shumë i talentuar në këtë punë. 

Djemtë, frekuentuesit e rregullt të berberhanes ku ai punonte, kanë qenë mjaft të kënaqur nga puna e Ermalit e madje ca prej tyre edhe ankohen pasi ai u largua për t’u shndërruar në personazhin publik që është sot.  Kjo, sepse menjëherë, pasi mori pjesë në spektaklin e bukurisë ai hoqi dorë përfundimisht nga ky zanat. E të gjithë kujdesin që dikur ia kushtonte klientëve të tij, ai nisi ta aplikojë te vetja e tij. 

Ermali është përfolur më herët për lidhjen me këngëtaren Adelina Berisha, në shkollën e tij është bërë pjesë e një konflikti për një bukuroshe, emri i të cilës është ende enigmë, ndërkohë që siç ka deklaruar vetë aty brenda ka të dashurën që e pret jashtë.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)