Emirjeta: Nuk i trembesha asnjë tundimi në “Big Brother”


Një nga të paktat femra të martuara që provojnë eksperiencën e “Big Brother” ishte edhe Emirjeta. Për të Bigu ishte një ëndërr për çmimin që do t’i mundësonte asaj ikjen në Kanada. Por ëndrra e Emirjetës zgjati vetëm një javë, pasi ajo u largua të shtunën e kaluar nga shou, duke humbur kështu edhe shpresën e fitores. Ajo në këtë intervistë tregon përjetimet e një jave qëndrim me njerëz të panjohur dhe shpreh vlerësimet e saj për disa banorë. Sipas saj, Edi dhe Liam nuk mund të mposhten nga banorët e tjerë, për shkak se kanëpotenciale dhe vlera për të cilat asnjë nga banorët nuk mund të krahasohet me ta.
Emirjeta, mund të na thoni diçka për jetën tuaj përpara se të hynit në “Big Brother”?
Dita ime nis në orën 7 të mëngjesit dhe që nga ai moment për 13 orë rresht jam në punë. Shtatorin e këtij viti bëj plot 30 vjeç dhe jam e martuar me dashurinë time të parë, Zamirin. Kam një djalë 7-vjeçar, Ergin, i cili është personi më i rëndësishëm për mua. Kam jetuar më shumë në Shkodër, edhe pse për 5 vite provova të jetoj në Tiranë, ku kisha një butik timin.
Çfarë dëshironit të ndryshonit duke hyrë në ‘Big Brother’?
Do të doja të jetoja me familjen time në Kanada, nëse do të fitoja çmimin e madh.
Fakti që jeni e martuar, mendoni se mund t’ju penalizonte në lojë brenda shtëpisë?
Aspak. Nuk mendoj që është një avantazh apo disavantazh të jesh i martuar në “Big Brother”.
Nuk e pati problem bashkëshorti juaj këtë sipërmarrje tuajën?
Nga bashkëshorti im kam marrë shtysën, mbështetjen dhe kurajën për t’u bërë pjesë e këtij shou kaq popullor siç është ‘Big’-u.
Emirjeta, gjatë një jave qëndrimi në shtëpi, cili nga banorët sipas teje ka potenciale për të shkuar në finale?
Mendoj se potenciale për të qenë fitues kanë Edi dhe Liam, sepse të dy kanë vlera që asnjë nga banorët nuk mund të krahasohen me ta.
Cili prej tyre kishte një strategji sipas teje?
Mendoj që ishte fillimi dhe është shumë herët për të menduar për strategji.
Mund të na thuash sipas teje, cilët janë banorët më të çiltër?
Banorët më të sinqertë për mua janë Edi, Arjola dhe Liam.
Po më hipokritët apo ata që shtiren, që nuk janë vetvetja?
Anila.
A kishe frikë se mund të tundoheshe duke qenë se aty brenda kishte shumë djem të bukur?
Unë kam bashkëshortin tim dhe nuk më mungon asgjë.
Si ndihesh tani që je jashtë?
Shumë e lumtur, se jam pranë familjes sime.
Çfarë komentesh ke marrë nga njerëzit?
Është normale të marrësh komente si pozitive, edhe negative, megjithatë i falenderoj të gjithë.
Cilat nga femrat ishte më antipatike sipas teje, me aq sa munde t’i njihje nga afër?
Anila. Me atë nuk arrija të komunikoja fare, sepse kishim këndvështrime shumë të ndryshme.

Mapo