Ledina Çelo kujtohet për tregun shqiptar

    Këngëtarja e njohur Ledina Çelo javë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të në mesin e të afërmve më të ngushtë në 
Gjermani.


 E vendosur të jetojë në këtë shtet europian përkrah bashkëshortit të saj Naimit, por duke mos dashur të largohet asnjëherë nga profesioni i këngëtares, Ledina krahas sukseseve në top-listat e muzikës në Gjermani, do të provojë suksesin përsëri në tregun tonë me një këngë shqip. 


Këngëtarja pritet që së shpejti të udhëtojë drejt Kosovës, ku në njërën nga studiot muzikore atje do të regjistrojë një këngë të re në gjuhën shqipe. 


Këngëtarja këtë e bën për të qenë përsëri pranë fansave të saj të cilët i ka në Shqipëri, Kosovë apo Diasporë. 
Ka shumë vite që Ledina nuk ka sjellë ndonjë këngë në gjuhën shqipe dhe besojmë se ky projekt muzikor do të mirëpritet nga publiku shqiptar pas një kohë të gjatë.                 

Mapo