Konflikti mes këngëtarëve dhe kompanive përgjegjëse për ngarkimin e videove në rrjetin më të madh social të videove, YouTube, nuk ka të ndalur. Kjo pasi tani një prej kompanive më të fuqishme, Acromax, që operon nën kanalin Arkivashqip, tashmë nuk është në YouTube.
Kjo ka bërë që një numër i madh i videove të këngëtarëve të njohur të bllokohen dhe të mos jenë të klikueshme për dëgjuesit shqiptarë.
Mbyllja e kanalit të Acromax vjen pas akuzave të kësaj të fundit ndaj kompanisë kosovare, OnAir për shkelje të të drejtave, ndërsa tani vet ka probleme të tilla, pasi producenti i njohur Çekiç dhe Supersonic, kanë akuzuar Acromax për keqpërdorim të të drejtës autoriale.
Nën këto akuza dhe të përfitimeve të paligjshme, YouTube është detyruar që t’ia mbyllë kanalin Arkivashqip kompanisë Acromax, një veprim ky që konsiderohet goditje e madhe për kompaninë në Shqipëria, por që është i regjistruar si biznes në Gjermani.