Anila: Duhet të dalë Genta, mendoj, sepse unë e kam shumë përzemër Gracianon. Ai i ka dhënë shumë shtëpisë nga vetja dhe mendoj se duhet të jetë ai që të vazhdojë garën. Plus kësaj, unë flas pak emocionalisht për shkak të miqësisë që kam me të.
Vlash Martika
Mendoj se do të dalë Genta. Ka disa javë që ka përfunduar loja e saj dhe nëse është akoma brenda, sipas meje është vetëm çështje fati, pasi shumë javë ka qenë në imunitet dhe kurrë e nominuar.
Edgari: Duhet të dalë Genta, sepse është bërë ripërtëritëse dhe nuk ka dhënë asnjë risi përveç risisë së parë, veç fillimit. Për mua është duke u shkuar nga mbrapa të tjerëve, ndërsa Graciano është më aktivi aty brenda vetëm kundër të gjithëve, është më vlera brenda. Duhet të dalë Genta.
Doloreza: Në fakt mendoj se nga kjo dyshe duhet të dalë Genta, sepse Graciano është më aktiv dhe i ingranon banorët. Pa pasur asgjë me Gentën mendoj se ajo është shumë pasive, ndaj duhet të jetë ajo që të lërë shtëpinë.
Ermira: Sikur të dalin të dy mirë do ishte. Besoj se edhe mund të dalin të dy nesër, duke bërë llogaritë se në finale shkojnë vetëm 4 banorë. Nuk do të jetë çudi.
Meti: Mendoj se duhet ta lënë të dy shtëpinë. Si njëri, si tjetri njëlloj janë për mua.
Floriani: Duhet të iki Graciano, sepse ka ndenjur mjaftueshëm dhe nuk ka bërë asgjë tjetër veç rolit të papagallit. Të njëjtat gjëra që dëgjon, i përsërit. Jo se Genta po shfaq ndonjë gjë më shumë, por është pak më mirë se ai.
Klaudia: Të dalë Graciano më mirë, sepse më erdhi keq për fotot e Gentës.
MAPO