Kanë nisur audicionet për të kërkuar talente të reja në Angli, ndërsa mësuam që nesër audicioni do të mbahet në Londër dhe mysafire në juri për të vlerësuar talentët do të jetë shqiptarja Rita Ora.
Ndërsa më pas Rita Ora do të jetë e ftuar në “Post X Factor” për të dhënë një interviste. Ka qenë
organizatori i këtij talent-show Simon Covell ai që ka shprehur dëshirën që Rita Ora të bëhet gjyqtare permanente më vonë dhe tabloidet britanike shkruajnë se Simone ka synim ta sjellë Rita Oren në panel si rivale e Tulises.
Vetëm një natë më parë Rita ka performuar për shqiptarët në “Rinor 4” në Zvicër ku është pritur shumë mirë.