Ermali: Pretendoja me shume
Ermali ka qene nje nga banoret qe ka spikatur ne shtepine e “Big Brother” dhe nje pretendent i cmimit te madh. Ndihet i befasuar qe doli i pari naten finale, pasi pritshmerite e tij ishin me te medha. Shprehet se lidhja me Francesken nuk e ka kushtezuar ne loje dhe mendon se historia e tyre do te vazhdoje si ajo
e nje cifti normal.
I pesti ne “Big Brother”. Te cuditi fakti qe dole i pari?
Pretendoja me shume, pasi kisha besim te vetja. Kete siguri e shihja edhe te banoret e tjere. Me shihnin si konkurrent te forte dhe ata vete u habiten kur une dola. Nuk eshte fundi i botes. Jam i lumtur qe kam arritur deri ketu.
Mendon se e ke lene pas dore lojen gjate javeve te fundit?
Jo, sepse edhe po ta lija une pas dore, ishin gjithe banoret e tjere qe nuk me linin. Eshte publiku ai qe vendos. Une nuk e di si perceptohen gjerat jashte, por brenda isha i sigurt.
E meritonte Arbri fitoren sipas teje?
Do te ishte nje fitore e merituar per kedo nga ne, sepse luftuam fort. Eshte shume mire qe i jepet nje djali nga Kosova se ne nje fare menyre edhe shoqeria e tyre duhet te afirmohet. Shqiperia eshte vendi i dyte meme dhe ka me shume mundesi per t’i nxjerre ne pah talentet e ndryshme. Me behet qejfi edhe per Arbrin.
Mes tij dhe Liamit, ke do zgjidhje?
Do zgjidhja Arbrin, sepse me afrohet si karakter dhe personalitet dhe me te kam biseduar shume rreth temave te ndryshme sociale. Liami ka qene tip me sportiv dhe nuk ka preferuar shume te futet ne biseda te tilla.
Si do ta perkufizoje eksperiencen tende?
Nje eksperience shume e bukur. Arrita te kuptoja disa gjera te vetja, sidomos te vetekontrollohem me shume ne zenka e siper. Kam njohur personazhe te ndryshme, 25 te tille dhe ishte gje shume e bukur.
Do kishe bere loje tjeter po te mos ishe ne lidhje me Francesken?
Absolutisht jo.
Si do vazhdoje historia juaj?
Do shkoje si lidhje normale. Mund te kete zenka, pajtime, xhelozi, ato jane brenda normave te nje lidhjeje.
Cfare do te besh pas daljes nga shtepia?
Jeta ime do vazhdoje normalisht, nuk do te kete ndonje ndryshim shume te madh. Do ta vjel deri ne piken e fundit ate cfare kam perfituar keta 3 muaj. /gazeta shqip/