Vetem pak dite me pare ne statusin e “Facebook”-ut te kengetares bukuroshe Drenusha Latifi, ishte shkruar “with special person”, qe ne shqip do te ishte “me nje person shume te vecante”, ne u munduam te dinim dicka me shume dhe mesuam nga vete kengetarja qe tashme ka gjetur njeriun e saj te zemres, qe e do edhe pak te mbetet pa emer. Drenusha ka shkuar per te festuar kete lidhje ne Monako, Monte Karlo dhe ne Kane me personin e saj special.Gjithashtu, ajo ka marre disa dhurata nga i dashuri i saj qe i ka postuar ne “Facebook”, ku shihet nje unaze ari e stilit mbreteror, nje varese dhe nje pale vathe diamanti.
Ne urojme qe kjo lidhje te zgjase sa dashuria e tyre e madhe! Duket se kjo lidhje nuk do te behet pengese per karrieren e saj muzikore, pasi Drenusha pas dy javesh do te sjelle klipin e nje kenge te re me titull “Future love”.
Nisur nga titulli duket se personi special ka ndikuar e dhe ne krijimtarine muzikore te saj, pasi kenga flet per nje dashuri te se ardhmes.
Koha Jone