Çiljeta në skenë me sytjena me njollë

Jo gjithçka vezulluese përcjell pamjet e VIP-ave të show bizit gjatë performancave të tyre para spektatorëve. Kështu edhe këngëtarja e njohur Çiljeta mbase do të ndihej në siklet gjatë një interpretimi në Kosovë sikur ta dinte se në veshjen e saj diçka nuk është OK.Gjatë interpretimit të një kënge në kuadër të fushatës zgjedhore në Ferizaj, objektivi i KosovaOnline rastësisht kapi një pamje të pakëndshme të këngëtares nga prapa, ku vërehet qartë një njollë kafe në sytjenat e saj.

Ndoshta angazhimet e shumta dhe dinamika e tyre u “pamundëson” vipave që të bëjnë toaletin e nevojshëm në mënyrë që në skenë gjithçka të jetë përfekte.


Megjithatë e pavetëdijshme për këtë fakt Çili është ndjerë komode gjatë interpretimit dhe ka kënaqur adhuruesit e saj të shumtë, të cilët sigurisht që nuk e kanë vënë re këtë detaj.