Hip-hop ‘labeli’ kosovar, Babastars, si duket synon të thyejë kufinjt e industrisë së muzikës shqiptare, pasi pritet të bashkëpunojë me deejay zyrtar të reperit amerikan 50 Cent, DJ Whookid.
Babastars kanë shkëmbyer kontakte së fundmi me DJ Whookid, i cili në Twitter ka bërë të ditur se është duke punuar në një projekt të ri me reperët kosovar, e që natyrisht përbën lajm të jashtëzakonshëm për skenën e hip-hopit kosovar, pasi bëhet fjalë për deejay të një prej reperëve më të mirë në botë, 50 Cent.
“Projekti Babastars dhe Dj Whookid lansohet së shpejti. #EUROtakeover”, ka shkruar deejay amerikan në Facebook. /Telegrafi/