Artistët të rinj dhe me vite në skenën muzikore shqiptare i janë futur punës për klipe të reja, të cilat do të konkurrojnë në verën e nxehtë që po vjen. Edhe këngëtarja simpatike, Beatrix Ramosaj ka qenë këto ditë në Prishtinë e shoqëruar me mamanë e saj për të xhiruar videon e saj të re.
Do të jetë videoja e saj e dytë, ndërsa xhirimet sapo kanë përfunduar nga
produksioni “Pulla Pictures”. Këto momente, si të gëzuara, Beatrix i ka shprehur edhe në profilin e saj, ndërsa nuk e ka lënë pa uruar edhe kushërirën e saj, Argjentinën, për ditëlindjen e saj që e kishte më 21 maj./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/