Argjentina Ramosaj: Jam selektive, nuk kendoj cdokund
Edhe pse e re ne tregun muzikor, shume e konsiderojne nje kengetare hitesh. “Si shiu”, eshte i fundit ne radhe. Perpara tij kenge te tilla si: “Shpirt i mbytur”, “Jeta vazhdon” apo “Perfekt” kane zene vendet e para ne toplistat muzikore. Argjentina Ramosaj, konkurrente per here te pare ne “Top Fest 9”, do te
vije sot ne nje rrefim mjaft interesant per faqet e “Bluetooth”. Simpatikja e skenes shqiptare do te ndaje me ne emocionet e ketyre diteve. Eshte vetem nje hap larg finales, por Argjentina s’di te na tregoje ne do t’i shkoje apo jo deri ne fund te ketij rrugetimi sepse emrat e finalisteve s’jane zbuluar ende. Gjithsesi vete ajo thote se sadisfaksionin me te madh e ka marre tashme. Publiku e ka pelqyer shume kengen e saj dhe nje trofe, ne nje fare menyre e ka siguruar. Por, nuk ishin vetem “Top Fest”-i dhe planet e saj ne muzike synimi i kesaj interviste. S’mund te linim kurrsesi jashte, (kurioziteti s’na lejonte) pyetjet per jeten private, per arsyet e ndarjes nga i fejuari Valoni, apo per jeten qe po ben tani si goce beqare. Por per fatin tone te keq, per to s’morrem dot nje pergjigje. “Dua ta mbaj per vete kete pjese”, - thote anetarja e ‘dinastise’ Ramosaj, kur e pyesim lidhur me to, duke mos na lene asnje shteg negocimi, pavaresisht se sic rralle ndodh vete ajo e pranoi ndarjen publikisht duke thene: “Thjesht mbaroi”.
Si kalove ne Tirane?
Kam kaluar shume mire, koha dhe temperaturat e larta ishin perfekte ato dite.
Te mbajti mire halla?
Shume mire. Ka qene ne cdo prove te “Top Fest”-it me mua dhe me ka mbeshtetur shume, e gjithe familja ne fakt.
Si shkoi Top Fest-i per ty?
Performanca ‘live’ shkoi shume mire, edhe pse kisha pak emocione, cdo gje kaloi perfekt.
Cilat jane synimet e tua ne kete kompeticion?
Eshte nje kompeticion i madh e me shume konkurrente te forte. Une shpresoj normalisht te dal me ndonje cmim, pse jo, ndoshta best video.
Kenga “Si shiu” eshte nje nder me te pelqyerat e publikut. Si ndihesh per kete?
Ndihem shume e lumtur dhe krenare per punen time dhe te bashkepunetoreve te mi, qe gjithashtu kane punuar fort qe ky projekt te dale sa me mire. I falenderoj shume edhe adhuruesit e muzikes sime per mbeshtetjen dhe per mijera klikimet ne internet.
Ti vete ke nje kenge te preferuar, te cilen ndoshta e ndjen edhe si konkurrente te forte?
Une e kam thene dhe me heret, qe si konkurrent te fort, shoh Eugent Bushpepen. Ka nje kenge dhe ze te mrekullueshem. Po ashtu kenga e Erik Lloshit me ka pelqyer jashte mase.
Teksti i kenges tende flet per nje dashuri te humbur. Eshte nje dedikim personal, apo jo?
Tekstin e ka shkruar Flori Mumajesi, eshte shume prekes dhe me emocionon, por nuk ka lidhje me jeten time private. Pra nuk eshte dedikim personal.
Ndonje kenge e re ne plan? Ndonje klip?
Po, ka shume plane, por nuk dua t’i zbuloj per momentin.
Ke menduar per ndonje bashkepunim?
Kam menduar, por ato tani jane vetem plane. Asgje nuk eshte konkretizuar akoma prandaj nuk dua te zbuloj asgje nje here.
Po trioja e kusherirave qe eshte perfolur?
Kemi biseduar, por nuk ka plane konkrete akoma.
Stina e veres eshte stina ku kengetaret kane me shume prodhimtari. Sa i trembesh konkurrences?
Nuk e shoh si konkurrence, pasi adhuruesit e mi gjithmone do ta degjojne dhe mbeshtesin muziken time dhe une do te vazhdoj te bej me te miren e mundshme.
Ke nga kengetaret ndjen si rivalen me te forte?
Asnjeren.
Si e pret kete stine? Mendon se do te jete fitimprurese per ty sa i takon koncerteve?
Do kem koncerte, por jo shume si artistet e tjere. Nuk preferoj te mbaj koncerte ose “mbremje” ne vende te papershtatshme, sic fatkeqesisht ndodh ne shumicen e rasteve.
Po per pushimet ke menduar, se kete vit je dhe singell?
Kam shume plane keto muaj, nuk di a do bej pushime (qesh). /bluetooth/