The Wanted: Aguilera është lavire

Pasi janë paraqitur në verzionin amerikan të spektaklit “The Voice”, grupi i njohur The Wanted ka mbetur i befasuar nga sjellja e një prej juristeve, Christina Aguilerës, të cilën anëtari i bendit Tom Parker nuk ka hezituar ta quajë lavire.

Në një intervistë The Wanted kanë pranuar zhgënjimin pasi këngëtarja injoroi bendin pas performancës, një akt mjaft i keq ky sipas djemve të cilët e kanë quajtur lavire këngëtaren bjonde.

“Ne nuk kemi pritur një gjë të tillë. Sjellja e saj ishte tipike prej një lavireje”, ka theksuar Tom Parker. /Telegrafi/