Visualizzazione post con etichetta zone e lire. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta zone e lire. Mostra tutti i post

Arjan Çani , luan volejboll me Blendi Klosin

Jemi mësuar t’i ndjekim në debate të forta televizive, por nëpërmjet këtyre fotove kemi rastin t’i shohim në një ndeshje plot adrenalinë në fushë volejbolli. 

Moderatori i njohur i emisionit të të premteve në “Tv Klan”, Arjan Çani, dhe sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, kohën e lirë kanë preferuar ta kalojnë duke luajtur volejboll në fshatin Qerret, atje ku shumë njerëz të njohur të politikës dhe medias kanë shtëpitë e tyre private të pushimit. Mes dy skuadrave të krijuara për një lojë volejbolli, janë fotografuar dhe dy personazhet e njohur, pikërisht Çani dhe Klosi.

Të dyve nuk u ka munguar ekspresiviteti dhe taktikat në lojë, edhe pse përsa u përket linjave të tyre të trupit janë vërtet larg njëri-tjetrit. Kështu që larg kostumit të politikanit, Blendi Klosi i veshur në mënyrë sportive ka zbuluar linjat normale. Ndërsa e kundërta ndodh me Çanin, të cilin jemi mësuar ta shohim vetëm me kostum

Sofia: Nuk do ta tradhtoja kurre Arianin per emision tjeter

Ajo eshte vajza qe shfaqet cdo te premte ne ekranin e “TV Klan” ne emisionin aq te ndjekur nga te gjithe “Zone e lire”. Te gjithe e njohin me emrin qe Arian Cani e therret gjate emisionit Sofi, por ne te vertete emri i saj eshte Romina Alku. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Romina flet per prapaskenat e emisionit, jeten e saj, domethenien e nicknamit etj. Ka nisur bashkepunimin me “Zone e lire” prej 5 vitesh dhe thote se nuk do ta tradhtonte kurre Arianin per te bashkepunuar me ndonje moderator apo moderatore tjeter, nese nje dite do te behej nje ftese e tille.

Te gjithe ju njohin si Sofia e “Zone e lire”, po kush eshte “Sofia” ne jeten e perditshme, per cfare studion etj?

Ne radhe te pare doja te thosha qe emri im eshte Romina Alku, pra Sofi eshte nje nickname. Jetoj prej 16 vjetesh ne Tirane dhe kam filluar qe te shfaqem ne ekran fare e vogel, qe ne moshen 15-vjecare. Kam mbaruar studimet e nivelit te pare Bachelor ne Ekonomi. Momentalisht frekuentoj masterin ne Shkencat e Ekonomise dhe Politikes.

Tashme keni nje kohe te gjate qe jeni pjese e stafit, po si nisi bashkepunimi me Arjan Canin?

Bashkepunimi mes meje dhe “Zone e lire” nisi me ardhjen e Arian Canit ne televizionin “Vizion Plus”. Me kontaktuan nga televizioni per te diskutuar rreth nje reklame publicitare dhe me pyeten nese mund te isha asistentja e Arian Canit ne emisionin “Zone e lire”! U takova me Arjanin dhe nuk hezitova aspak, thashe “Po” menjehere! Kjo fale dhe mbeshtetjes e suportit te familjes sime te mrekullueshme ne vendimmarrje! Prej asaj dite kane kaluar 5 vjet…

Cili eshte roli juaj, pra vec asaj qe ne shohim ne ekran?

Asistentja e Arian Canit. Do te thote se mbuloj cdo pjese qe vete Ariani nuk e mbulon dot duke qene ne transmetim live. Impenjimi im eshte maksimal ne nje emision te tille.

Jeni ndjere ndonjehere e lodhur, duke qene se shpesh emisioni zgjat deri ne oret e para te mengjesit?

Emisioni eshte nje talk-show live, nder te vetmit formate origjinale ne ekranet tona! Show te udheheq me energji pozitive, ndaj dhe une nuk jam ndjere asnjehere e lodhur!

Sa i rendesishem eshte per ju imazhi dhe kush kujdeset per imazhin tuaj?

Te qenit femer perben nje siluete qe kthehet ne imazh. Ketu sigurisht nuk bej perjashtim as une dhe pse tashme e kam krijuar imazhin tim… e per te kujdeset… Po e them si e thote Arjani “Sofi qe vishet e zbukurohet me AMC” ( qesh).

A ju ka ndihmuar pamja juaj per te qene pjese e emisionit, apo ju ka ndihmuar shkathtesia juaj?

Besoj se te dyja se bashku. Duke dashur te theksoj dhe besimin qe ka Cani tek mua. Do te thosha shkathtesi + paraqitje +besim = SOPHY.

Ju ka ndodhur qe te ndiheni ne siklet, per ndonje kerkese te pavend te ndonje prej te ftuarve dhe si keni reaguar?

Te ftuarit jane treguar gjithnje korrekt ne komunikimin me mua. Te them te drejten nuk jam ndjere asnjehere ne siklet. Nuk e di perse, por ndoshta kane dhe friken e Canit … (qesh). Nese do te quaja kerkesa te sikletshme, nese duan te dine rreth intervistes apo emrat e kengetareve ne teste muzikore, kjo po me ka ndodhur, por reagimi im… Me buzeqeshje, duke qene tip i shkathet per te kapur situatat, i sugjeroj te jene vetvetja dhe te lirshem ne “Zone e lire”.

Si nis nje dite e juaja e zakonshme?

Nuk kam asnje dite te zakonshme (qesh), pasi ditet e mia ndryshojne nga njera-tjetra, ato jane te mbushura me angazhime shkollore, me njerezit e mi te dashur dhe shoqerine.

Ne emision ju kemi pare gjithmone te veshur njesoj, po ne jeten e perditshme, cili eshte stili juaj?

Doja te sqaroja me pare per veshjen time ne emision… Sa per sens humori kjo, jemi staf qe vishemi me te zeza, si thote dhe Ariani e zeza te mbulon zhulin… (qesh). Ne garderoben time ka nderthurje veshjesh. Me pelqen te nderthur sportiven me modernen apo me ekstravaganten edhe pse jam paksa tip klasik dhe i rregullt. Domethene kam nje miks stilesh. “Sipas vendit bej kuvendin”…

Ju jeni singel, e lidhur, apo me ndonje status tjeter?

Jo une nuk jam single. Kam lidhur zemren dhe jam e fejuar me nje njeri te mrekullueshem qe eshte mbeshtetja ime!

Tashme jeni nje personazh i njohur, si jane reagimet e njerezve ne ambiente te ndryshme?

Reagimet e njerezve jane shume pozitive, do te thosha se “Zone e lire” nuk mungon ne asnje ekran te familjeve shqipfolese dhe cdo prestar i stafit besoj se eshte kthyer si mik familjar, cdo te premteve mbrema ne ora 21 ne shtepite e tyre!

Momentalisht me cfare jeni duke u marre?

Momentalisht me emisionin “Zone e lire” dhe studimet e masterit.

Cfare natyre jeni ju e qete, solare…?

Une jam e qeshur, e qete, kerkuese, impenjative, aktive, kreative, e shkathet… Me pak fjale mine pa sahat! (qesh)

Si eshte Ariani me bashkepunetoret e tij, domethene eshte kerkues, tolerant dhe a nervozohet shpesh?

Ariani nuk eshte thjesht nje prezantues i papare, por para se gjithash nje gazetar i mirefillte, qe di si te menaxhoje bashkebisedimet me te ftuarit e tij. Ne jemi nje staf i vogel ne numer dhe gjithcka funksionon me se miri. Ariani nuk eshte aspak i rrepte, por do te thosha eshte njerezor dhe korrekt me te gjithe ne.

Po pas dhjete vjetesh si e shihni veten tuaj, perseri duke punuar me Arjan Canin?

Pas 10 vjetesh… Po bej nje deklarate publike ekskluzive per ju. Nuk do ta tradhtoja kurre Arianin per t’u bere bashkepunetore e nje moderatori/e tjeter. E dashuroj “Zonen e lire”. Do te vazhdoja te punoja me kenaqesine me te madhe me Arian Canin, deri sa ai te kete ze dhe fryme per te dale ne ekranet tona. Dhe pas shume vitesh … Kur une te arrija e te fitoja pjekurine profesionale te tij, dhe kur ai te mos kishte me fryme e ze, do t’i kerkoja licencen per ta vijuar une punen e tij…! (Qesh) Do te pranoja me kenaqesi, nese Cani do te me ftonte te beja moderatorin me te, ose pse jo dhe vete…

Burimi: Koha Jone

Arian Cani puthje vetem per show (Video)

Vajzat e bukura sidomos kur ato janë të huaja, dhe ndoshta nuk kanë shumë komplekse sic ndodh me vajzat shqiptare që janë të ftuara në programin “Zonë e lirë”, program i cili dalëngadalë do të ktehehet si duket në “Zonë e puthjeve”, puthen në buzë më lehtë.

Këtë herë i zoti i këtij programi, Arian Cani, pa e harruar ende puthjen e ukrahinases Kaqusha, këtë të premte që kaloi i është vërsulur të puthë një bukuroshe që ishte bullgare, por që jetonte në Itali me emrin Miss Monika. Por pyesim ky Ariani këto puthje i bën vetëm për show, pasi edhe në kanalin Youtube shihet që hidhet video e regjistrimit vetëm me emrin e bukuroshes që puth./Albavipnews/

Arian Çani: Drejtuesit e debateve janë, në shumicën e tyre, të paaftë

Arjan Çani, nuk vuan nga kompleksi i të folurit pa dorashka, ndërsa e diferencon veten nga formati tradicional i debatit politik, edhe pse herë pas here e cek politikën, për të tjerët është i pamëshirshëm ndërsa i quan: Shterp apo autikë.




Në më shumë se 15 vjet emisione të debatit politik, si mendoni se kanë evoluar ata, cila është rruga që kanë bërë?
Pyetja juaj kap një spektër shumë të gjerë. Por duke qenë se këto lloj debatesh nuk do ishin gjëja që unë do bëja me pasion, po ju them me pak fjalë mendimin tim. Debatet politike në këtë vend kanë evoluar dukshëm në interes të publikut, ndonëse në shumicën e tyre, ato janë shpesh shterpë dhe jo interesante. Ka një lloj autizmi në këto debate që shpesh të detyrojnë të ndërrosh kanal. Kjo për disa arsye. E para, konduktorët e këtyre debateve janë në shumicën e tyre të paaftë dhe nuk e njohin ekranin dhe ligjësitë e tij. Këta gazetarë të ardhur shpesh nga shtypi i shkruar, sillen dhe flasin me të ftuarit, pra me teleshikuesit, njësoj sikur u drejtohen lexuesve të tyre të shtypit të shkruar. E dyta, konduktorët e këtyre debateve duke mos e ditur apo mos e konsideruar ekranin si një media masive, përdorin një gjuhë të vështirë për pjesën më të madhe të publikut që teorikisht mund t’i ndjekë këto debate, duke bërë kështu nul efektin e këtyre debateve. E treta, vetëm në vende si Shqipëria, debatet politike hidhen për konsum të gjerë në prime time, pra në pikun e audiencës siç është ora 21.00 – 23.30…Unë përmenda tri arsye, por nuk janë të vetmet…
Në historinë e televizionit ka mbi dhjetëra emisione debati dhe bisedash politike, një sërë prej tyre janë mbyllur, por janë zëvendësuar menjëherë nga të tjera, cilat mendoni se kanë qenë kriteret dhe kushtet që kanë çuar në mbyllje?
Një gjë është e sigurt, që nuk mund të jenë arsye të audiencës, përderisa në këtë vend mungon qysh prej fillimit të këtij tregu një apo disa matësa audiencë profesionale, siç në fakt ekzistojnë gjithandej ku ka një treg të medias audiovizive. Pra arsyet e mbylljes i bie të jenë banale dhe pa ndonjë interes për publikun, si për shembull, moderatorë që mërziten, moderatorë që lodhen, moderatorë që bëjnë sherr me pronarët e tyre, moderatorë që lënë këtë zanat dhe fillojnë një tjetër, moderatorë që nuk i lënë gratë etj., etj…
Në retrospektivë, si i shihni këto emisione dhe çfarë i kanë sjellë ato publikut dhe njëkohësisht medias shqiptare?
Unë nuk di të them se çfarë i kanë sjellë ato publikut, por Drejtuesit e debateve janë, në shumicën e tyre, të paaftë di të them se çfarë iu sjellin aktorëve politikë që i përdorin këto hapësira për të rregulluar punët e tyre. Jo se po i paragjykoj. Por, thjesht konstatoj se shpesh debatet politike në këtë vend nuk kanë qëllim tjetër veçse të shërbejnë si një lloj vitrine që ata, pra aktorët e politikës, të shohin veten në pasqyrë, apo t’u tregojnë shefave të tyre se sa të zellshëm janë. Kjo është loja që bëhet…
Cila është e ardhmja e emisioneve si ai që drejtoni ju?
Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por di të them se e tashmja më duket e shëndetshme. Pa shumë mundim, mund të numërosh mbi 10 emisione televizive me bazë debati politik apo mbi tema politike dhe, jo rrallë ndodh që i njëjti i ftuar të jetë duke debatuar live në një emision dhe të jetë në transmetim pas një regjistrimi në një tjetër.
A nuk duket sikur ka tepri të transmetimeve të kësaj natyre? Mos vallë shqiptarët prodhojnë më shumë politikë se sa mund të konsumojnë?
Jo, nuk mendoj kështu. Sepse këtë gjë e konstatojmë vetëm ne njerëzit e medias. Publiku që e ndjek ekranin si konsumator, nuk e bën fare këtë analizë. Mos harroni se mbreti i ekranit nuk është ai që del në ekran, por telekomanda. Sot publiku ka shumë mundësi të zgjedhë. Le të mos ia qajmë hallin. Koston, nëse ka me pakicë apo me shumicë debate të tilla politike nëpër ekrane, e paguajnë vetëm ekranet dhe jo ata që i konsumojnë ato.
Shpesh ndodh që tema të caktuara, edhe mjaft të rëndësishme, në ekran konsumohen me shpejtësi (pa u sqaruar mirë), kjo është vetëm falë kërkesës për të sjellë gjithmonë diçka të re, apo edhe shenjë e konkurrencës dhe tentativës për të qenë gjithmonë ndryshe nga rivalët? Kjo ndodh falë paaftësisë së atyre që kanë marrë përsipër këtë punë. Meqë jemi te rivalët, cila është marrëdhënia me kolegët që drejtojnë emisione të ngjashme?
Në këto 9 vjet “Zonë e Lirë”, unë nuk kam parë ndonjë koncept të ngjashëm televiziv. Kështu që nuk shoh rival rreth e rrotull. Më ndjeni, por mos e konsideroni si mungesë modestie këtë që thashë. E mendoj sinqerisht… Ndodh shpesh që tema të njëjta të trajtohen në dy emisione njëkohësisht, edhe pse nga njerëz të ndryshëm. A nuk sjell kjo një lloj përsëritjeje të panevojshme? Kakofoni? Jo. Sepse e shpjegova pak më lart. E para, nuk është asnjëherë e njëjta gjë. Dhe e dyta, mos harroni atë që ju thashë më sipër: Mbreti është telekomanda.
Lidhur me pyetjen e parë, a ka të dhëna mbi shikueshmërinë e këtyre emisioneve?
Jo. Fare. Dhe ky është një absurditet i paparë dhe i padëgjuar. Gjynah për sponsorët që nuk dinë se ku investojnë, përveçse në rastet kur shumë prej tyre iu intereson kjo lloj mjegulle me qëllim përfitimi ose manipulim buxhetesh në favor të të tretëve. Histori më vete kjo punë.
Ka zëra të një konkurrence të fortë mes llojit, d.m.th., mes gazetarëve që përgatisin emisione të kësaj natyre, si qëndron kjo sipas jush, sa është brenda normales?
Mua më duket normale dhe më mirë që është kështu.
Cilat janë anët e mira dhe të këqija të një emisioni me debat?
Ana e mirë është kur debati arrin të divulgojë çështje të cilat nuk janë të lehta për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Ana e keqe është kur debati mbetet thjesht një zhurmë dhe mesazhi nuk arrin të mbërrijë në sytë dhe veshët e konsumatorit.
Çfarë ndodh në prapaskenën e përgatitjes së këtyre emisioneve, sidomos kur bëhet fjalë për të pasur një rrëfim ekskluziv?
Teknikat janë të ndryshme. Unë nuk di se çfarë ndodh me formatet strikt politike, por në përgjithësi nuk duhet harruar që ekrani është në vetvete një truk, pra një “mise en scene”…Unë e them shpesh në emisionin tim: Kujdes, mbani distancën e duhur me ekranin, shijojeni, por mos e besoni plotësisht.
Ju i jepni debatit herë pas here ngjyra grotesku apo edhe ia lehtësoni ashpërsinë, duke përfshirë në të personazhe rozë apo duke e thyer me humor, mendoni se kjo është diçka ndryshe që i bën njerëzit që, edhe pasi e kanë parë një debat të ngjashëm në dy emisione të tjera, të duan ta shohin këtë të diskutuar alla Çani?
Unë besoj se po. Në rastin tim, unë them se publiku që vjen tek unë në fillim të fundjavës, nuk vjen aspak për të vazhduar lodhjen e javës që sapo ka lënë pas. Vjen për t’u çlodhur. Dhe, nëse unë nuk e harroj këtë detaj, ai më ka xhan dhe nuk më lë asnjëherë vetëm.
Gazeta Mapo

Sofia e “Zonë e Lirë”: Bukuroshet në studio ua japin vetë numrat politikanëve

Sa herë e keni pyetur veten se ç’ndodh në të vërtetë në studion më të lirë të televizioneve shqiptare…Besojmë e keni kuptuar që e kemi fjalën për “Zonë e Lirë”, një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri dhe që çuditërisht i ka rezistuar kohës. E kush më mirë se bukuroshja bionde Sofi, mund të na e shuajë kuriozitetin. Ajo është gjithmonë aty, në çdo puntatë, me buzëqeshjen plot shkëlqim që e shoqëron gjithmonë. Ajo i dëgjon dhe i sheh të gjitha dhe sot do të na i tregojë edhe ne prapaskenat me politikanë, vajza bukuroshe dhe me kryesorin Arian Çanin…

Sofi kemi vendosur të dëgjojmë për herë të parë versionin tënd, duke të të konsideruar si ajo që i sheh dhe i dëgjon të gjitha në “Zonë e lirë”…Por si fillim duam të dimë se si lindi ky bashkëpunim, pra si ndodhi që ti u bëre pjesë e këtij emisioni?


Bashkëpunimi midis meje dhe “Zonë e Lirë” nisi me ardhjen e Arianit në “Vision Plus”. Më kontaktuan nga “Vizioni” për të diskutuar rreth një reklame publicitare dhe më pyetën nëse mund të isha asistentja e Arian Çanit te “Zonë e Lirë”. U takova me Arianin dhe nuk hezitova aspak.. I thashë PO menjëherë. Që nga ajo ditë kanë kaluar 5 vjet.


Pse të kanë vënë pseudonimin Sofi, duke e ditur që nuk është emri yt i vërtetë. Mos ka lidhje kjo me dashurinë që Çani ka për Francën?


Sophie ma cherie! Emri Sofi mendoj se është një trill që i pëlqen Arianit. Shpesh më bëhet e tillë pyetja nga persona të ndryshëm dhe unë përgjigjem thjesht ‘personazh’. Çani është frankofon, por nuk di të të them nëse dashuron Francën, Sofinë, apo të dyja bashkë…


Si është të punosh më Çanin? Nga ekrani duket sikur ju keni shumë konfidencë, është në të vërtetë kështu?


Konfidencën do e klasifikoja si një ekuacion, por ndryshe nga ekuacionet kur emëruesit janë të panjohur ekuacioni im i ka emëruesit e njohur: Korrektësi + Miqësi + Komunikim = Konfidencë…


A është Arian Çani një shef i rreptë në punë?


Ariani nuk është thjesht një prezantues i paparë, por para së gjithash është një gazetar i mirëfilltë që di të pyesë. Ne jemi një staf i vogël në numër dhe gjithçka funksionon më së miri. Ariani nuk është aspak i rreptë. Do thoja që është njerëzor dhe korrekt me të gjithë ne.


Na trego pak për veten tënde. Ku ke lindur, çfarë shkolle ke mbaruar?


Emri im në fakt është Romina Alku. Jetoj prej 18 vjetësh në Tiranë. Kam mbaruar studimet e nivelit të parë Bachelor në fakultetin Ekonomisë. Momentalisht frekuentoj masterin në shkencat e ekonomisë dhe politikës.


Të pëlqen të punosh në ekran?


Në ekran kam filluar në moshën 15 vjeçe. E dua shumë ekranin.


Si e shikon të ardhmen, do vazhdosh në televizion?


Sigurisht!


Çani ka bërë disa herë batuta mbi fejesën tënde. Ti në të vërtetë je e fejuar?


(qesh) Ariani llokumi me arra, llokumi pa arra. Batuta tipike alla Çani, e di pse? Për të mos na zënë syri keq (qesh)…Do thoja e dashuroj të fejuarin tim. Përgjigja ime është Po!


Emisioni “Zonë e lirë”, shquhet për faktin që gjërat thuhen hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, por jo të gjitha duken në ekran. Ne duam të dimë gjithçka që ndodh para e pas emisionit dhe gjatë hapësirave publicitare…


“Zonë e Lirë” është një ose ndër të vetmit formate origjinale në ekranet tona. Momenti i parë para emisionit është dhoma e grimit ku pasi ka mbaruar grimi i stafit fillon dhe zhurma. Ardhja e të ftuarve, interesimi i tyre rreth intervistës, emocionet dhe ankthi i tyre nuk mund të fshihet. Shpesh herë më është dashur të bëj psikologen për të larguar emocionet e tyre, e pastaj fillon dhe “vrapi im” për të parë skenën, skaletat, nëse mungon ndonjë gjë ose jo, për të njoftuar Arianin rreth të ftuarve. Gjatë hapësirave publicitare ndodhin momente të këndshme. Fundi i emisionit është takimi në dhomën e grimit dhe diskutimi se si shkoi emisioni e në fund përshëndetja.

A i nxit ose i orienton Çani të ftuarit që të bëjnë ose të thonë diçka të caktuar?


I orienton rreth temës që do të diskutohet në emision, por nuk i nxit aspak të dalin jashtë vetes. Nëse zjarri ndizet, kjo ndodh natyrshëm, por kurrsesi nuk është Ariani që hedh benzinën.


Si sillen politikanët gjatë publicitetit? Ankohen te Çani për situatën ose për njëri-tjetrin?


Gjatë momenteve publicitare dhe pse nuk jemi në transmetim, ata vazhdojnë debatin e replikojnë me njëri-tjetrin.


A ka ndodhur ndonjëherë të plasë sherr serioz midis politikanëve?


Nuk e di. Më duket pak vulgare fjala sherr. Do thoja që plas shpeshherë debat i fortë që kalon në terma shumë personale.


A flasin ata fjalë të pista?


Nëse do t’i quajmë fjalë të pista momentet ku tejkalohet në situatë personale me terma paksa ofenduese, po. Ariani tenton gjithnjë të mos kalojë masën. Ariani ka një sens mase të admirueshme, më duket mua.


Po femrat bukuroshe që mund të jenë të ftuarat e rastit i ngacmojnë?


Bukuroshet e ftuara kënaqen kur komplimentohen nga politikanët, kjo shpesh herë merret si situatë ngacmuese nga ana e bukuroshes X.


Ka ndodhur ndonjëherë që një politikan t’i kërkojë ndonjë të ftuare numrin e celularit?


Të them të drejtën nuk ka ndodhur kjo situatë që politikani të kërkojë numrin e celularit të bukuroshes në panel, sepse numri i celularit i është dhënë vetë nga bukuroshja pa lejuar politikanin të arrijë cakun e të kërkuarit të numrit.


Po ty ta kanë kërkuar?


(qesh) Të them të drejtën, me mua politikanët rezervohen shumë. Nuk e di përse ndodh kjo gjë. Ndoshta kanë frikë nga Ariani. Pale se ç’mendojnë (qesh).


Për mendimin tënd, cili është politikani më dashamirës dhe i thjeshtë që ka ardhur në studio?


Në fillim dua të shpjegoj si e konceptoj unë politikën e më pas politikanët. Politika për mua është një hark 360 gradë që formon një rreth, ku politikanët janë pikat formuese të këtij rrethi në skaje. Pra nga çdo skaj që ta marrësh, rrezja dhe perimetri janë të njëjtë e të pa ndryshueshëm.


Po ai më mendjemadhi?


Mashtruesi quhet Vilajet Qyrku. Meqë do një emër (qesh).


Si reagon Çani kur Kastro Zizo vjen tapë në emision?


Realisht, Kastro ka kohë që nuk është më Kastro siç e ka njohur Ariani. Kastro ka ndryshuar shumë. Është alienuar shumë Kastro. Por dikur vinte vërtetë pak i pirë. Për pjesën tjetër, stimulohej aty për aty nga Ariani.


Çfarë ndodhi natën që Çani puthi Katjushën? Pati ajo ndonjë reagim jashtë kamerave?


Ndodhi ajo që u pa dhe në emision. Reagimet qenë të shumta përderisa u përfol dhe u diskutua gjatë në media. Katjusha u befasua dhe kërkon sërish të puthet nga Ariani (qesh).





Si mendon, fakti që Çani shpesh puth në buzë ndonjë të ftuar, ndodh për efekt show, apo sepse ai nuk e përmban dot veten para femrave të bukura?


Emisioni është një talk-show live… Adrenalina arrin kulmin pasi show të udhëheq. Arianit tashmë i lejohet gjithçka, ndaj puthjet janë në vijueshmëri në “Zonë e Lirë, gjithçka mund të ndodhë!


Ka pasur raste që të ftuarit kanë kërcënuar se do largohen nga emisioni?


Është “Zonë e Lirë” dhe të ftuarit janë të lirë. Shumë rrallë mund të ndodhë që të ftuarit të ndihen keq nga emisioni apo situatat që krijohen ‘live’. Njerëzit shpesh ngatërrohen kur e shohin emisionin nga ekrani dhe mendojnë se të jesh i ftuar atje është stres, por në fakt nuk është kështu.


Si mendon, pse Çani fton kaq shpesh djem gay në emision?Studio është e hapur për të gjithë personat që duan të promovohen. Sigurisht seleksionimin e bën Ariani… Patjetër edhe personat gay. Ata janë qenie njerëzore njësoj si të tjerët.


Për mendimin tënd, cila ka qenë puntata që ka tërhequr audiencën më të madhe në të gjithë historinë e “Zonës së Lirë”?


Ekonomistët bazohen në statistika konkrete. Duke qenë se unë jam e diplomuar ne ekonomi, padashur bëj statistika në bazë të personave të njohur e të panjohur që takoj. Mendoj se çdo puntatë është ndër më të ndjekurat pasi ka gjithmonë të reja e personazhe të ndryshëm.


Të ndalojnë njerëzit në rrugë për të të pyetur mbi personazhe të ndryshëm? Po ankesa apo sugjerime kanë?


Di që tema e fillimjavës nëpër kafene për njerëzit, është ajo çka ndodh të premteve në emision. Njerëzit vazhdimisht më pyesin për personazhe të ndryshëm. Sugjerime ka më shumë se sa ankesa.


Nëse do të kishe mundësi t’i ndryshoje diçka emisionit “Zonë e lirë” cila do të ishte ajo?


Asgjë nuk do ndryshoja.


Cila është detyra jote në emision përveç asaj që ne kemi parë? Sa impenjohesh ti gjatë javës për emisionin?


Mbuloj atë pjesë që vetë Ariani nuk e mbulon dot duke qenë se është në ekran. Asistente. Zonë e Lirë është emision ‘live’. Ne nuk përgatitemi për emisionin. Çdo gjë ndodh ‘live’. Impenjimi im është maksimal për një emision të tillë.


Në fillimet e tua, ka qenë problem për ty apo për familjen tënde fakti që në atë emision flitet krejt hapur për seksin?


(qesh) Epoka e gurit ka mijëra vjet që ka kaluar. Familja ime është e kënaqur nga puna që unë bëj dhe do thoja që janë shikuesit më të rregullt të emisionit dhe mbështetja ime kryesore për punën në “Zonë e Lirë”.


Cili është sekreti që i bën të ftuarit të flasin aq lirshëm?


Pija energjike që nuk ka munguar asnjëherë në emision. Studio e “Zonës” ua krijon hapësirën për t’u ndjerë si në shtëpinë e tyre, të lirshëm…


Çfarë do të ketë në emisionet që vijojnë që ne akoma nuk e kemi parë?Këtë nuk di ta them. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Në atë studio, gjithçka mund të ndodhë. Atë që shikuesit presin të shohin çdo të premte në ora 21:00 në “Klan”.


Adelajda Xhamani Gazeta Shqiptare