Visualizzazione post con etichetta Xhensila Myrtezaj. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Xhensila Myrtezaj. Mostra tutti i post

Besi dhe Xhensila, përkëdhelje pranë zjarrit

Kjo që po ju sjellim të ndëruar lexues është një foto e veçantë që dëshmon më së miri afeksionin dhe dashurinë që ekziston mes të dyve, Bes Kallakut, aktorit të Portokallisë dhe Xhensila Myrtezait, këngëtare. Çifti i fejuar prej pak muajsh ka kaluar një fundjavë në mal nën shoqërinë e miqve. Shumë puthje, përkëdhelje dhe shaka, në një ditë të bukur pranë vatrës së zjarrit, që gjithçka e përsoste në momente shumë romantike.

Të shkujdesur nga ekzistenca e aparatëve, çifti nuk e ka vrarë mendjen për asgjë, thjesht kanë jetuar momentet e këndshme, dhe dashurinë që sa vjen dhe ju bëhet edhe më e bukur dhe kuptimplotë. Besi dhe Xhensila janë të dy konkurrentë në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”. Bluetooth


Xhensila Myrtezaj: Besi me zemren e tij me beri per vete...

Xhensila: “Nuk ishte vetem humori qe me beri per vete”

Me pelqen Sinqeriteti dhe ciltersia e tij. Jane te rralle besoj njerezit qe i kane te dyja njekohesisht

E kishe menduar ndonjehere me pare se do te dashuroje “Gjinin”, katunar e te prapambetur?
Une vec e dashuroja nga ekrani po se do e dashuroja dhe ne te vertete, s’ma kishte marre kurre mendja. Megjithate me besoni; eshte shume here me i mire keshtu si Besi.

Cfare kishe menduar kur e shihje ne skene dhe nuk e kishe njohur ende nga afer?
Ka qene nje nga figurat me te dashura ne ekran. Shikoja Besin ne televizion dhe pastaj me zinte gjumi… me buzeqeshjen qe na jepte

Po kur te ndaloi per here te pare?
U tregova krejtesisht indiferente (qesh)

Perdori humorin per te te bere per vete?
Humori ishte nje nga armet e tij, por me zemren qe ka me beri me shume per vete.

Besi eshte shume i pelqyer nga femrat. Te bezdis ky fakt?
Jo aspak. Perkundrazi. Besi ka krijuar besimin e duhur tek une ashtu si dhe une tek ai.
Keshtu qe ne kete pike s’ka vend bezdisja.

Pervec se te eshte betuar cfare ka bere Besi per te te bindur te mos jesh xheloze?
Besimi te njeri tjetri, komunikimi dhe dashuria qe kemi per njeri tjetrin.

Te nderhyn ne muzike?
Po. Madje me shume pozitivitet. Ai eshte iniciatori i kengeve dhe teksteve te mia.

Cfare keshillash te jep per kengen?
Di thjesht qe ben zgjedhjen e duhur.

Cila eshte ajo karakteristike e tij pa te cilen nuk do te beje dot?
Sinqeriteti dhe ciltersia e tij. Jane te rralle besoj njerezit qe i kane te dyja njekohesisht

Mendon se lidhja me Besin do te te jape nje shtyse ne karrieren tende muzikore?
Humori dhe zemergjeresia e tij patjeter. Ai eshte shtysa ime kryesore.

Cilat jane impenjimet e tua aktuale?
Aktualisht Topfesti. Me pas pergatitja per klipin veror.

Si te duket kenga e Besit?
Kenga “Katunari gangsta”? Besoj se i ka pelqyer te gjitheve…dhe mua gjithashtu.

Do te kishit kenduar nje kenge bashke?
Kismet! Ne plan e kemi(qesh)

Nje person kaq me humor edhe ne jeten e perditshme si eshte kur nervozohet?

S’e kam pare ndonjehere nervoz…Te pakten me mua. Deri tani jo.

Cila eshte deshira jote me e madhe persa i perket karrieres muzikore?

Te mbahem mend si kengetare. /arjan konomi/shqip/