Visualizzazione post con etichetta Sali Berisha. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Sali Berisha. Mostra tutti i post

Motrat Koçi, tifozllëk përkrah kryeministrit

Kryeministri Berisha zgjodhi që finalen e Kampionatit Evropian ta shihte midis të rinjve të Partisë Demokratike. Nga shumë të rinj që e rrethonin kryeministrin, në tavolinën e tij ishte ulur pikërisht Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, të cilën më parë e njihnim si një këngëtare të suksesshme.

Dhe siç jemi mësuar tashmë, pranë Gretës ishte dhe e motra e saj Eni Koçi e cila po hedh me shpejtësi hapa të rëndësishëm në muzikë, por është njëkohësisht edhe ajo një demokrate e vogël...

Kryeministri Berisha takon Rona Nishliun


Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës – Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses të shumëfishtë, duke theksuar këtu se ajo, me