Visualizzazione post con etichetta Ami. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Ami. Mostra tutti i post

Ami ndëpret shtatzaninë në muajin e tretë, pas probleme me shendetin

Ka dështuar sërish përpjekja e prezantueses bukuroshe Amarda Toska për tu bërë nënë. Lajmi përvec se është konfirmuar nga persona të afërm të saj, është vënë re edhe nga fotot e saj më të fundit ku ka dalë në bregdet me bashkëshortin e sa, humoristin Ermal Mamaqi.


Ajo ishte në majin e tretë të shtatzanisë dhe arsyet se përse e ka ndërprerë shtatzaninë akoma nuk janë bërë publike.
Megjithatë që në fillim ishte paralajmëruar një shtatzani e vështirë pas edhe dy përpjekjeve të tjera të saj për tu bërë me fëmijë. Ky lajm ka pikëlluar miqtë e cifiti pasi ata e kishin marrë me shumë qejf lajmin e se do të bëheshin prindër.
Atë e bëri publik Ermali në natën finale të Dancing with thë Stars ku Amarda nuk ishte prezente pikërisht për këtë fakt. PanoramaPlus

Ami dhe Ermali në pritje të një fëmije

Ata përbëjnë një nga çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Gjithmonë të lakuar për ngjarje të jetës private dhe profesionale, Ami dhe Ermali do t’u bashkëngjiten sot faqeve të “Bluetooth” me një lajm shumë special nga jeta e tyre. Që pas martesës dy vite më parë, pyetja që nuk mungonte në asnjë intervistë të çiftit, i cili aktualisht është i angazhuar me drejtimin e spektaklit “Dancing with the

Ami dhe Ermali, 30 vjeç. Surprizat e festës me të ftuarit VIP

Tashmë e kanë kthyer festimin e përvjetorëve në profesion të vetin, pasi kanë agjencinë e tyre “Ami Event” në Tiranë, e ndaj kanë menduar që të mbledhin për të festuar 30-vjetorin e tyre të lindjes miqtë e përbashkët, jo vetëm nga bota e artit, por edhe nga politika e sporti. Ami Toska dhe Ermal Mamaqi kanë ideuar një mbrëmje të përbashkët për të festuar të dy 30 vitet, që Ami i ka mbushur më 5 mars dhe Ermali më 21 mars.




Ata kanë menduar që këtë 30-vjetor ta festojnë në çift tek “Big ben” në Tiranë, vetëm dy net para fillimit të edicionit të ri të “Dancing with the stars”, që nisi të enjten, spektakli ku ata janë çifti moderator për të dytin vit. Ka qenë një natë e vërtetë show, ajo e dhjetëra miqve të tyre të pranishëm, mes të cilëve çifti Holta dhe Tan Dulaku, të cilët janë shfaqur në formë të përkryer. Shumë këngëtarë kanë kënduar për çiftin, ndërkohë që Ermali si gjithmonë ka shkëmbyer batuta të ndryshme me të pranishmit në festë.

Ata kishin ftuar të këndonte grupin “The burn”, por shumë shpejt në skenë u ngjitën këngëtarë të njohur, si: Elvana Gjata, Frederik Ndoci, Samanta Karavello, Gena etj, të cilët performonin këngët që Ermali ia dedikonte Amit.
















Turi Hyska, producenti i “Apartamentit 2XL”, pasi erdhi në qejf nga alkooli, mbajti një fjalim simpatik për 30 minuta mbi Amin dhe Ermalin, ndërsa në skenë u ngjitën dhe aktorë, si: Gaz Paja, Albano Bogdo etj. Nga ana e saj, Ami i dhuroi një tufë trëndafilash të bardhë Ermalit, të cilët nuk ia dha si tufë, por duke ia hedhur në mënyrë spektakolare në kokë.














Po ashtu dhe torta ka qenë e përgatitur në mënyrë të veçantë, ku sipër saj ishim pikturuar portretet e tyre dhe një dedikim me humor “Ami+Ermali=60 vjeç”. Ajo çfarë ra në sy në këtë natë festive, ishte se çifti i njohur arriti të bënte bashkë të gjithë miqtë e tyre të vërtetë, pavarësisht konkurrencës televizive, apo të spektakleve të ndryshme.

Paparaci ynë ka fotografuar grupin e aktorëve të “Portokallisë”, dhe të “Apartamentit 2 XL”, si dhe stafin e “Top Channel, televizionin ku Ami dhe Ermali kanë punuar dhe ruajnë shumë miq, si dhe stafi i “Tv Klan”, televizioni ku janë zhvendosur të tjerë miq si Agron Llakaj. “E kishim planifikuar këtë përvjetor një vit më parë, dhe ndjesia që përjetuam gjatë kësaj mbrëmjeje, ishte po aq madhështore sa ajo e ceremonisë sonë të dasmës”, tregojnë Ami dhe Ermali. “E ndiejmë veten me shumë fat që atë çfarë kemi investuar për të krijuar miqësinë tonë të gjerë, miqtë tanë të vërtetë na e shpërblyen në përvjetorët tanë këtë natë”, thotë Ami. Në këto 30 vitet e jetës së tyre, ata pohojnë se i kanë bërë dhurata shumë sekrete njëri-tjetrit, ndërkohë që kanë marrë pa fund dhurata nga miqtë e pranishëm.












Në numrin e madh të dhuratave që i zhvendosën drejt apartamentit të tyre pas orës 04:30 të mbylljes së festës, përveç luleve, ata kanë zbuluar shumë dhurata të shtrenjta.


7 orë zgjati festa, nga ora
21:00-04:00 e mëngjesit

250 persona të pranishëm
në darkë

3 stafe televizionesh- “Vizion
Plus”, “Top Channel”, “Tv Klan”, që ishin ndarë sipas zonave dhe ngacmoheshin me batuta

3 këngë dedikuar Ermali Amit

30 trëndafila të bardhë, dhuratë e Amit për Ermalin

30 batuta nga Ermali për
të ftuarit

30 minuta fjalim nga Turi
i “Produkt 28” dedikuar çiftit

1 furgon me dhurata të shtrenjta

PanoramaPlus

Ami: Unë, imazhi i kosit të frutave për Shqipërinë

Ndërkohë, pas një pauze në ekran me mbylljen e sezonit të kaluar të “Dancing with the stars”, Ami shfaqet si imazh i kosit të frutave “Activia”.”Këtë ofertë e pranova për shumë arsye”, thotë ajo.




“E para sepse është një brand ndërkombëtar me reputacion shumë të mirë në treg. Ndërkohë që u ndjeva e vlerësuar se midis disa emrave më kishin zgjedhur për disa faktorë të mbledhur bashkë, që me sa duket i gjetën tek unë.
Dhe më kryesorja, është se në çdo shtet për 2012-n u zgjodh një personazh i njohur dhe i rëndësishëm sipas kritereve që drejtuesit e kompanisë kanë vendosur. Për shembull, në Itali këtë reklamë e bën Alesia Marcucci.
PanoramaPlus