Rita dhe Gena, me te miret e 2012-s

Nga një sondazh dhe anketë radiofonike që ka zgjatur rreth një muaj, dëgjuesit e radios më atraktive në vend, Top Kosova Radio, kanë votuar për këngëtarin dhe këngëtaren më të mirë të vitit që kaloi, 2012.

Mes shumë artistëve të preferuar ka fituar këngëtarja, e cila u zbulua si një fenomen i rrallë ,me origjine shqiptare, por që kaloi kufijtë, Rita Ora, duke lënë pas Tunën, Genta Ismajlin, Leonora Jakupin etj.

Ndërsa nga këngëtarët meshkuj më së shumti dëgjuesit kanë votuar për këngëtarin Gena, duke lënë pas Adrian Gaxhën, Flori Mumajesin etj. Pothuajse është traditë që Top Kosova Radio në fund të çdo viti të realizojë një sondazh të tillë.M. GJ.