Liberta Spahiu ne krahet e Blerim Destanit


Nuk dihet saktë se pse ajo ndodhet me aktorin e njohur shqiptar, madje ka fjetur në vilën e tij në Dubai.

Është fjala për modelen dhe moderatoren kosovare Liberta Spahiu, e cila sipas një gazetë në Shqipëri,  është e dashura më e re e djaloshit lozonjar, i cili jo rrallëherë është gjetur në foto me disa nga femrat më të njohura VIP.

Por, në netët e ndërrimit të moteve në shtëpinë e aktorit ka qenë e ftuar edhe një vajzë tjetër e bukur e quajtur dikur si ish-e dashura e tij, Anxhela Martini, si dhe fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha. Deri tani nuk ka asnjë prononcim nga ana e të ashtuquajturit  çift i ri. M.GJ.