Lajmi mbi abortin e saj bëri bujë ashtu siç kanë bërë bujë të gjitha daljet dhe spektaklet që ka dhënë Genta Gjalpi, ish-banorja e edicionit të pestë të BB.
U komentua shumë sa që vendosi të largohet për një javë drejt Italisë e më saktë drejt Venecias, për të kaluar disa ditë pushimi si dhe larg stresit mediatik.
Drejt Italisë ajo nuk ka udhëtuar e vetme, pasi atje e ka pritur miku i saj Torosi i cili i ka bërë gjatë gjithë kohës shoqëri vajzës së BB, madje nuk e ka lënë as të heq keq këtë kohë pasi i ka prezantuar mikun e tij më të mirë, i cili ia ka paguar biletën që të shkojë në Itali, Gentës....
Pas ndarjes së dhimbshme të cilën e përjetoi me shumë skandale nga Rubens Shehu dhe romancës së shkurtër me Emilianon, Genta është hedhur në krahët e një biznesmeni gjë të cilën e dëshironte që në fillim, ku edhe vet e pohoi në një intervistë dhënë së fundi se dëshironte një të dashur me lekë.
Djaloshi i cili ia ka vjedhur zemrën Gentës quhet Erges Domi, është nga Shijaku, jeton në Venecia dhe është pronar restorantesh.
Genta është shumë e dashuruar, kishte nevojë të qetësohej pas abortit, thonë miqtë e saj, derisa së bashku me Torosin dhe të dashurin e saj Erges Domi shumicën e kohës e kanë kaluar duke lundruar me gondola.
Burime të gazetës tregojnë se, Genta ka vendosur që me Ergesin edhe të fejohet, por për momentin e mbajnë të fshehur lajmin...