Linda Halimi: Klipi i ri duhet të shihet nga mosha mbi 18 vjeç

Sesi do të jetë ky klip, të gjithë jemi bërë kuriozë, pasi njoftimi që këngëtarja i ka bërë lançimit të këngës është tepër interesant. Linda Halimi sapo ka përfunduar xhirimet e klipit por njofton të gjithë fansat që nëse nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç janë të ndaluar ta shohin këtë klip.

“Sapo kam përfunduar xhirimet e klipit “I just wanna…” me shumë sukses dhe energji e punë të palodhshme me gjithë stafin e mrekullueshëm dhe Video-produksionin “Imagine” – njofton Linda të gjithë fansat e saj në rrjetin social Facebook duke shtuar se: “Videoklipi do të ndalohet të shihet nën moshën 18 vjeç”.


Sesi do të ndalohen fansat e Lindës ta shohin këtë klip, kjo gjë nuk tregohet nga Linda por nëse klipi ndalohet të shihet nga moshat nën 18 vjeç atëherë me siguri klipi do të transmetohet në orët e vona të natës. Ndërkaq, këngëtarja bën me dije se në fillim klipi do të transmetohet në kanalin e saj në youtube dhe më pas në faqen e saj zyrtare në facebook. Bluetooth