Linda Halimi martohet ne qershor ne Xhamajka

Kohet e fundit, kengetarja Linda Halimi ka qene nje nder personazhet me te perfolur te shtypit roze. Cdo jave ajo ze faqet e gazetave me nga nje histori te ndryshme, fillimisht per lidhjen me menaxherin e saj me ngjyre, me pas per faktin qe u vuri nje cmim prej 200 dollaresh intervistave te veta dhe se fundmi per debatin publik qe pati me Anila Kalleshin, estetisten se ciles i besoi trupin dhe renien nga pesha per me shume se 20 kg. Megjithate, ne nuk do te merremi me asnje prej ketyre ceshtjeve te konsumuara tashme ne media, sepse lajmi qe kemi eshte ekskluziv. Linda ka caktuar daten e marteses se saj, qe do te jete ne muajin qershor. Ka vendosur t'i thote lamtumire beqarise dhe te kurorezoje dashurine e saj aq te perfolur nga media. Dhe kete ka zgjedhur ta beje pikerisht ne vendin e bashkeshortit te saj te ardhshem, ne Xhamajka. Kjo do te shenoje nje etape te re ne jeten e Lindes, pasi ajo do te shperngulet perfundimisht ne Amerike, ku ka thene qe e presin projekte te reja dhe bashkepunime te rendesishme, por per te cilat nuk deshiron te shprehet ende pa pasur dicka konkrete. /gazeta paloma/