Usain Bolt, njeriu me i shpejte edhe ne ndarje


Njeriu më i shpejtë i botës, Usain Bolt është ndarë nga stilistja bjonde, për t'u përqendruar sa më mirë në përpjekjen për fitoren e medaljes olimpike në Londër 2012. Behet me dije se atleti xhamajkan ka lënë sllovaken Lubica Slovak pas vetëm gjashtë muajsh, kështu që ajo s'do të shpërqendrojë 25-vjeçarin nga përgatitja e tij për në Olimpiadë.

Bolt u nda nga 28-vjeçarja, me të cilën thuhej se kishte një "marrëdhënie vërtet serioze" dhe për më tepër, pasi vetëm pak kohë më parë shpërtheu një çështje në Xhamajkë, pikërisht sepse ai kishte zgjedhur një të dashur të bardhë. Ndarja është zbuluar në shtypin xhamajakan, vetëm disa ditë pasi burime të afërta me çiftin ngulmuan se ato ishin shumë të dashuruar. Mirëpo siç ka konfirmuar një mik i ngushtë i xhamajaknit, gjithçka ka ardhur si "vendim i përbashkët midis dy adultëve". Edhe agjenti i Bolt ka bërë me dije se Bolt është "beqar", por s'ka dashur të japë asnjë koment tjetër.