Le Martin: Rita po i tremb princeshat e POP-it
"Një emër që bën zhurmë dhe që i tremb princeshat e tjera të POP-it dhe RnB-së. Një fizik që të çmend, një përzierje e Gwen Stefani dhe Rihanna".
Kështu e fillon shkrimin dy faqesh e përditshmja më e madhe Zvicrës romande “Le Matin “, për këngëtaren kosovare që po bën famë në gjithë botën. Rita po ashtu ka zënë një vend të bukur të faqes së parë.
“ Me prejardhje kosovare, ylli i ri është veçse duke i bërë hije Rihanës dhe Beyoncé, kurse është burri i saj i fundit, Jay-Z, i cili e ka lansuar atë “.
Rita synon shumë lartë dhe është duke punuar për ta nxjerrë për këtë verë albumin e saj të parë, transmeton albinfo.
Shkrim i ndalet po ashtu në identifikimin e Ritës si një vajzë e emigrantëve shqiptarë në Londër me rrënjët e sajë shqiptare, si dhe mbesë e realizatorit Besim Sahatçiu .
“Flas rrjedhimisht shqip sepse është ende gjuha të cilën e flasim në familje. Kthehem shpesh në Kosovë. Një ditë, do të doja ta integroj muzikën tradicionale në albumet e mija (…) Shpresoj një ditë të jap koncert atje si dhe të mbledh mjete për projekte në favor të Kosovës”, citohet të ketë thënë Rita.