Falë dy prindërve menaxherë, motrat Koçi, Greta dhe Eni, kanë gjetur mënyrat e duhura për pasur një karrierë muzikore dhe jo vetëm. Siç edhe dihet, Greta i është futur vrullshëm edhe politikës, pavarësisht zërave që qarkullojnë se ajo do të shkë- putet për shkak të stinës koncertore. Po vetë vajzat, përveç muzikës dhe konkurrencës që tashmë i bëjnë njëra-tjetrës, tentojnë
të tërheqin dhe konkurrojnë edhe me imazhin e tyre.Madje, nëse kanë pasur deri më dje ndonjë pakënaqësi apo defekt të vogël (si për shembull, hunda e Enit), tashmë çdo problematikë është zhdukur dhe ato ndihen më mirë se kurrë. Në fund menduan të kishin edhe buzë të bëra, dhe ja rezultati është jo pak domethënës! Koha Jone