Françeska thotë: “Ka raste që mendoj se do të kishte qenë më mirë po të mos ishte lidhur me Ermalin në BB, e të kishte qëndruar vetëm pasi do të kisha më shumë audiencë”. Genta e Gerta i thonë se ajo ka mundësi ta bëjë këtë gjë duke u ndarë nga Ermali po të dojë, e Françeska shton se shpesh herë ka dyshime për Ermalin, pasi ai nuk di si trajtohet një femër.Gerta thotë se Ermali di të trajtojë femrën, por nuk di të shprehë ndjenjën. Françeska së fundi, u tregon vajzave për ish të dashurin e saj e sa të lidhur kanë qenë, ndërsa shton se është kurioz të dijë se si do të shkojë lidhja e saj me Ermalin jashtë.