Të eliminuarit e big brother u “dorëzohen” qejfeve të natës

Ndonëse nuk kanë shkuar aq mirë gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother”, ku bashkëjetesa bëhej e vështirë për shkak të streseve të njërit konkurrent apo tjetrit, duket se jashtë shtëpisë së vëzhguar me kamera ish-banorët e “Big Brother 5” po ua nxjerrin fundin qejfeve dhe argëtimit. Paparaci ynë i gjeti disa nga ish-banorët e këtij edicioni tashmë të eliminuar në njërin nga pubet e Tiranës, teksa po kënaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Secili prej tyre duket shumë ndryshe nga ajo çfarë kemi parë në ekran. Veçanërisht Klaudia, e cila shkaktoi një tërmet të vërtetë për shkak të mungesës së cigareve, tashmë duket shumë e relaksuar në jetën e natës të cilën e ka njëkohësisht edhe punë. Së bashku me të duket Meti, i eliminuari i javës së kaluar, Vlashi, Ermira etj. Tani po që mund të thuash me plot gojën se këta djem dhe vajza janë vetvetja.