Këngëtarja atraktive, Genta Ismajli, ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj. Por, në fakt, ajo nuk e ka pasur idenë e realizimit të një festë të madhe, gjithçka ka qenë surprizë, falë mikut të saj të mirë, Granit Miftarit, i cili ka ftuar disa prej miqve të këngëtares, ndërsa vetë Genta nuk e ka ditur. Mes shumë befasive, që vetëm nëna e saj e ka ditur, edhe torta ka qenë shumë e çuditshme, ku në pamje të parë shihej idhulli i këngëtares, Majkëll Xhekson. Vajza tashmë është rritur dhe nuk është më 20 vjeçe, për ju kureshtarë që donit të dinit moshën e saj. Mes shumë artistëve ishin edhe Kaltrina Selimi, Blero dhe Teuta, Adrian Gaxha, Veton Osmani etj. M. GJ.