Elvisi beqar, Vlashi i lidhur?
Megjithëse ka disa ditë që e kanë lënë shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri, “Big Brother Albania”, ata janë në fokus të lajmeve. Ne u munduam të dinim diçka më shumë në lidhje me Vlashin dhe intervistave dhënë për të, kur flitej se ai ka prirje seksuale të gjinisë së njëjtë dhe donin reagimin e tij ndaj këtyre deklaratave, por morëm përgjigje se nuk donte të flitej për këta persona. Ndërsa në “Facebook”-un e tij, si për të fshirë këto lajme, vendos këtë foto ku komenton se është me të dashurën e tij. Ndërsa, nga ana tjetër, gjakovari Elvis Gjini në “Facebook”-un e tij vetëm dy ditë më parë nga statusi i lidhur është ndryshuar në “single”. Dhe, nuk dihet nëse të dy ish-banorët e BB5 e bëjnë këtë për të rënë në sy, apo po e tregojnë të vërtetën? M. GJ.