Këngëtarja e cila prej shumë vitesh po qëndron fort në skenën muzikore, Gili, është rikthyer me një baladë të re dhe shumë të pëlqyer nga fansat, këngë kjo e cila i dedikohet nënës dhe titullohet ‘’Haku i nënës’’. Pas lançimit të këtij projekti muzikor, këngëtarja ka vazhduar me koncerte të shumta në Kosovë duke treguar se edhe pse ka bërë mjaft vite, ajo vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku kosovar. E teksa preferencat e publikut janë të ndryshme, shohim se Gili ka kompleks linjat trupore. Në një koncert në diskon ‘’My pub’’ të Prizrenit, këngëtarja ia ka ndaluar fotografit të mbrëmjes ta fotografojë atë nga beli e poshtë, ndërsa organizatorët kanë publikuar vetëm foto ku shihet Gili nga beli e lart.
Nga kjo fillon dyshimi se për shkak të peshës së lartë të cilën e ka fituar me kohën këngëtarja e njohur, thuhet se ajo nuk ka preferuar të fotografohet e tëra në koncerte. E në anën tjetër, disa ditë më vonë në të njejtin lokal ka performuar edhe rep-këngëtari i famshëm Noizy, i cili po ashtu shihet që ka shtuar shumë peshë. Pikërisht për këtë fakt, reperi ka vazhduar me koncerte, por duke mos lënë mënjanë edhe palestrën për t’iu rikthyer linjat e mëparshme trupit. Ndryshimi që shihet tek Noizy, është se reperi më herët ka pasur trupin shumë në formë por në një peshë pak më të ulët, ndërsa nga fotot e fundit të cilat i kemi siguruar nga një mbrëmje në Kosovë, shihet qartë ndryshimi i tij në peshë që nga fytyra e deri në trup, ndërsa muskujt i duken akoma më të fryrë. Kjo tregon se reperi është vënë në lëvizje tashmë. bl. re.

