Samanta Karavella ndahet nga i dashuri pas 1 vit e gjysmë lidhjeje

Këngëtarja Samanta Karavella, tashmë me statusin “single”. Edhe pse ajo asnjëherë nuk pranoi të fliste në media për lidhjen e saj të dashurisë me një djalë nga Tirana, dilte hapur në Tiranë. Këngëtarja tashmë 22-vjeçare, e cila gjithmonë ka tentuar ta mbajë larg komenteve mediatike të dashurin e saj me emrin Kreshnik Kasneci, në të vërtetë thuhet se ka pasur presion nga ai që kjo lidhje të mos bëhej publike. Sipas miqve të tyre të përbashkët, ka qenë vetë djali që nuk ka pasur dëshirë të identifikohet si i dashuri i saj. Tashmë ata prej pak kohësh nuk shihen më bashkë, ndërsa konfirmohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre më shumë se 1-vjeçare. Thashethemet për lidhjen e këngëtares filluan të qarkullonin disa muaj para se ajo të realizonte klipin “Larg”, ku shfaqej me një look që e tregonte disa vite më të madhe se mosha e saj. Thuhej se i dashuri i qëndronte afër për angazhimet e saj në muzikë, gjë që u mohua nga vetë ai më pas, duke komentuar se ai thjesht ishte i dashuri i saj dhe se nuk ishte ngatërruar ndonjëherë me punët e Samantës me muzikën. Tashmë dihet që janë ndarë, por për arsyet e ndarjes nuk kanë folur ende. Po cili është djali me të cilën Samanta pati gati 1 vit e gjysmë lidhje? I dashuri i saj u tha se merrej me biznes dhe quhet Kreshnik Kasneci. Ai është dy vite më i madh se Samanta, dhe së bashku u panë bashkë për herë të parë në një qendër tregtare në Tiranë. Më vonë ata e konsoliduan lidhjen e tyre me udhëtime edhe jashtë Shqipërisë. Komentet në fillim ishin se i dashuri e shoqëronte këngëtaren thuajse në të gjitha angazhimet e saj profesionale, por më vonë këto komente u zëvendësuan me komente të tjera se ata frekuentoheshin më shumë në argëtimet e tyre në jetën e natës. Menjëherë pas lidhjes me Nikun, Samanta u tjetërsua nga një vajzë e vogël dhe e brishtë, në një vajzë të rritur e seksi, e cila gjithnjë e më tepër eksperimenton me ngjyrën e flokëve, veshjet provokuese, e make-up-in hera-herës të rëndë. Tashmë Samanta është në kërkim të sponsorëve për realizimin e klipit të saj më të ri. Klipi i saj më i fundit titullohej “Larg”, që i kushtohej një dashurie të dëshpëruar, pasi i dashuri vendos ta lërë Shqipërinë përgjithnjë. Për sa i përket lidhjes me Nikun, ajo edhe pse ishte çift gjithandej prezantohej si “single”, për faktin se miq të tyre të afërt kanë treguar se këngëtarja nuk merrte shumë siguri nga djali. Më shumë se një vit më parë u përfol se ishte hyrja në jetën e saj e një djali, që ajo të harronte look-un prej fëmije të padjallëzuar, për t’u shfaqur në skenë si “Femër fatale”, në “Top Fest 7”, por gjithmonë duke iu përmbajtur moshës që ka me veshjen.