Rita Ora është shfaqur së fundmi edhe në kopertinën e revistës britanike “Style”, që botohet nga “Sunday Times”. Rita Ora, pasi po mbizotëron çdo toplistë nëpër Evropë me këngën e saj më të re “R.I.P”, ka thënë në këtë intervistë per “Style” se cila është arsyeja që qëndron kaq lart dhe si e gjykon ajo krahasimin që i bëjnë me Rihanna-n.
“Pse qëndroj kaq lart?! Mendoj se jam e thjeshtë në paraqitjen dhe muzikën që bëj. Këndoj ato këngë që më përshtaten, por s’ka kufij në muzikën time. Nëse me pëlqen një këngë reggae, e këndoj që nesër nëse më thuhet. Jap gjithë potencialin tim dhe kënaqem maksimalisht gjatë atyre 3 minutave këngë”, është shprehur Rita.
Duke u ndalur te krahasimi me këngëtaren nga Barbados Rihanna, ajo tha se, “jam e lumtur kur dikush e krahason me emra të mëdhenj të muzikës. E marr si një kompliment, sepse ne jemi nga e njëjta skuadër apo familje dhe çdo krahasim që bëhet na duket interesant dhe cool. Rihanna eshte super, me e mira ne ate qe ben, keshtu qe ky krahasim, me shume se gjithcka tjeter eshte kopliment”, ka thene Rita, e cila dhe ne kete interviste ka folur per Kosoven, Prishtinen dhe krenarine e saj qe eshte Shqiptare nga Kosova.
Standard