Beatrix Ramosaj, mohon lidhjen me shokun e klasës

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj, ka hedhur poshtë spekulimet e mediave se ajo është në lidhje me një shok të klasës së saj, duke thënë se ajo ka shumë foto me shumë shokë të klasës.


Një e përditshme ne Tirane kishte shkruar se Beatrix është në lidhje me një djal të quajtur Arbër dhe i cili është shok i klasës në liceun artistik “Lorenc Antoni” ku është dhe këngëtarja e re. Për gazetën lidhjen prej tetë muajsh të çiftit e kanë konfirmuar miqt dhe shokët e tjerë të klasës, por kështu nuk pohon Beatrix.

“Ky lajm s’është i vërtetë. Foto të tilla kam me të gjithë shokët e klasës, e nuk do të thotë që i kam të gjithë të dashur. Më vjen keq që ju kanë keq informuar”, kishte shkruar Beatrix të dielën në mëngjes në profilin e saj në Facebook, ku bashkangjiti dhe foton e lajmit në gazetë. Telegrafi