Niada Saliasi: I dashuri, përkrahja ime më e madhe në DWS

Jonida Hitoveizi
Aktorja simpatike Niada Saliasi ishte e eliminuara e radhës në “Dancing With the stars”. Në këtë intervistë pas eliminimit ajo tregon gjithë përjetimet e saj në këtë garë të bukur, emocionet dhe benefitet e kësaj përvoje. Pas kësaj, Niada do të vazhdojë me projektet e saj në aktrim, ku më i afërti është ai në Kosovë. Niada, me ëmbëlsinë dhe hijeshinë e saj, tregoi se jo vetëm në aktrim, por edhe në vallëzim ajo mund të shkëlqejë. Niada na rrëfen se mbi të gjitha në këtë garë një mbështetje e madhe ishte edhe i dashuri i saj, i cili i ka dhënë forcë në çdo natë të spektaklit.

Niada, si ishte pjesëmarrja në “Dancig with the stars”?

Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar më parë. Ishte kontakti i parë me kërcimin dhe normalisht si kontakti i parë që ishte jam e kënaqur me veten time. Mbi të gjitha, sepse gjatë javëve kam pasur progres dhe jo regres.

Si u ndjeve përkrah një balerini profesionist?

Kam qenë me fat që kam pasur Endrin si partner. Një njeri i përkryer, një profesionist me baza. Një balerin me një metodologji shumë të mirë sa i përket një njeriu amator siç isha unë me kërcimin.

A ndihesh tani më e zonja në kërcim, do u japësh leksione miqve të tu?

Nuk kam ndërmend të hap palestër(qesh). Me gjendjen fizike jam shumë më mirë sesa kam qenë më parë. Jam më e tonifikuar, kam fituar një formë fizike të kënaqshme.

Përse të erdhi më shumë keq që u largove nga gara?

Nuk di të them saktësisht, po keq më erdhi sepse edhe nga publiku kam marrë mesazhin që duhet të rrija akoma. Shumë njerëz më kanë thënë që duhet të isha në finale. Të vjen keq për njerëzit e tjerë që donin të më shihnin në finale, asgjë tjetër.

Kush mendon se mund të fitojë sivjet?

Besoj se do të jetë femër ajo që do të fitojë dhe mendoj se konkurrentja më e fortë femër është Elvana. Po edhe të tjerët si Vedat Ademi dhe Adelina Tahiri.

Projektet e tua më të afërta cilat janë?

Për momentin kam një projekt që bëhet në Kosovë. Nuk mund të them më shumë, vetëm se mendoj se shumë shpejt do të jem atje.

I dashuri juaj a bëhej xheloz në DWS?

Jo absolutisht. Ka qenë përkrahja ime kryesore. Kur diçka nuk shkonte edhe gjatë provave, ishte ai që më mbante me optimizëm.

Nga anëtarët e jurisë kë kishe më inat?

Asnjë. Kam opinionet më të mira për gjithsecilin.

Mapo.al