Flitet se këngëtarja seksi, Zajmina Vasjari, këtë herë ka menduar më tepër për t’u dukur shumë me stil, sidomos në veshje për klipin e saj të ri, i cili pritet të vijë këto ditë në tregun muzikor shqiptar. Këngëtarja është veshur me një fustan të GUCCI, ashtu siç e kishte veshur edhe këngëtarja Beyonce, siç po e shihni në foto, madje edhe pozimi është i njëjtë në një ballkon. Nëse dikush e quan copy-paste, edhe ka të drejtë edhe jo, por fundja kopjimi i këngëtares shqiptare është shumë i mirë në këtë rast./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/