Javën që vjen, duke nisur nga data 4 deri më 8 prill, rikthehet java e modës në vendin tonë, edicioni i radhës i “Kosova Fashion Week 2012”.
Mësuam se edhe këtë vit do të performojnë si të ftuar specialë edhe emrat më të njohur të muzikës shqiptare: Genta Ismajli, Rovena Stefa, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Hekuran Krasniqi, Blero, Ryva Kajtazi, Njomza Hyseni, Astrit Mulaj, Adrian Gaxhaj, e disa emra të tjerë. Në këtë ngjarje do të jenë kompanitë më të mëdha të modës të pranishme për t’i prezantuar krijimet e tyre./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
