Seldi edhe pse i fejuar argëtohet me Noizin, me femra në Prishtinë

Lajmi që Seldi Qalliu është fejuar me Dafina Zekën mori dhenë. Udhëtimi i Seldit drejt Suedisë tek e dashura e tij ishte dhe një nga arsyet e zënkave mes tij dhe Sinan Hoxhës. Por siç duket, Seldit nuk i mjafton vetëm biondja kosovare për t’u argëtuar.


Emisioni ‘’Prive’’ në Klan Kosova kishte siguruar disa imazhe, të cilat ishin realizuar në një apartament në Prishtinë, ku protagonistë janë dy këngëtarët e njohur Seldi Qalliu dhe rep-artisti Rigels Rajku (Noizy), duke u argëtuar me dy femra të panjohura nga Kosova.




Për Noizy-n tashmë jemi mësuar të dëgjojmë e lexojmë histori të ndryshme dashurie dhe aventura me femra të njohura e të panjohura, por çudia ishte me Seldin, i cili ka pak kohë që është fejuar me Dafinën. Pyetja që lind është se si mund të ketë reaguar e fejuara e Seldit kur ka dëgjuar për lajmin se i dashuri në kohën kur nuk gjendet pranë saj, rri me femra të tjera në Kosovë.
Fotot të cilat edhe ‘’Panorama plus’’ i ka siguruar, pasqyrojnë më mirë situatën ku shihet se si Seldi, Noizy dhe një tjetër anëtar i grupit OTR, janë duke u argëtuar së bashku me dy femra seksi, njëra zeshkane kurse tjetra brune.