Kriza ekonomike kap këngëtaret

Kriza ekonomike ka filluar të ndjehet edhe në Shqipëri. Kjo duket edhe mes radhëve të personazheve publikë, më specifikisht mes këngëtareve të muzikës komerciale. Si asnjëherë më parë këto vitet e fundit, koncertet e këngëtareve janë pakësuar në mënyrë të ndjeshme.




Nëse vitin e shkuar të ardhurat e këngëtareve si Çiljeta Xhilaga, Rozana Radi, Nora Istrefi, Greta dhe Eni Koçi rridhnin kryesisht nga koncertet e organizuara në night club, këtë vit këngëtaret kanë mbetur thatë. Gjatë muajit janar, këngëtaret e muzikës komerciale numërojnë pak koncerte për të mos thënë asnjë.
Këtë gjë e vërtetojnë edhe pronaret e night club-eve që në vend të këngëtareve preferojnë të paguajnë një dj, pagesat e të cilit janë më të lira se të këngëtareve. Por edhe në rastet kur organizohet ndonjë koncert pagesat e këngëtareve janë përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.
Bluetooth