Gresa duet me Genc Prelvukaj

Këngëtarja e re Gresa Behluli në një intervistë për mediat kosovare ka bërë të ditur se është duke punuar një këngë të re me reperin e njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj të “Etno engjujve”, këngë e cila do të shoqërohet edhe me videoklip.
Nuk e fsheh gëzimin që është vajza e bilbilit të këngës shqipe, Shkurte Fejza, por thotë se emri i nënës së saj e bën të jetë shumë më e përgjegjshme në veprimet e saj, edhe pse jo rrallë herë privohet nga shumë gjëra si e re që është. E cilëson si shumë të dhimbshme që disa këngëtare me zhveshje mundohen të mbulojnë anti-talentin e tyre, dhe mëkat që diçka e tillë u ofrohet publikut.