Elvana Gjata, këngëtarja më e paguar shqiptare


Kur bëhet fjalë për këngëtare të suksesshme, gjithmonë suksesi i tyre matet me pagesat që marrin nëpër koncerte. Këtë fund vit, Elvana Gjata shënon edhe të ardhurat më të mëdha që një këngëtare shqiptare ka marrë në një koncert.
Në koncertin e organizuar për shqiptarët në Kanada dhe në New York mësohet se këngëtarja është paguar 5000 euro për një koncert. Gjithashtu ajo ka qenë ndër këngëtaret me axhendën më të ngjeshur të aktiviteteve.
Më pas është nisur menjëherë për një koncert të organizuar në New York ku ka kaluar Krishtlindjet e pastaj është kthyer sërish për të xhiruar urimet në Klan Kosova si dhe për të xhiruar mesazhin personal drejtuar fansave për Vitin e Ri.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as angazhimet e shumta në Europë, ku bashkë më Florin ka kënduar në diskotekat më të mëdha në Zvicër për festat e fundvitit.