Thaci: Rona, perfaqesim i Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar
Thaci: Rona, perfaqesim i Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar
Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, priti sot pasdite kengetaren Rona Nishliu, te ciles i shprehu urimet me te thella per suksesin dhe perfaqesimin dinjitoz te vlerave te Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar ne festivalin e Kenges Evropiane - Eurovision 2012.
“Me interpretimin tuaj te vecante dhe shume profesional, me emocionet prej nje artisteje te vertete, treguat cilesi kulmore, duke u vleresuar larte prej publikut evropian dhe prej profesionisteve evropiane te muzikes”, u shpreh kryeministri Thaci.
“Suksesi juaj ne skenen impozante te Eurovisionit eshte deshmia me e mire qe te rinjte e Kosoves kane vlera dhe potencial te madh ne te gjitha fushat, posacerisht ne kulture, art, shkence dhe sport. Ju me performancen tuaj muzikore perfaqesuat ne menyren me te mire te mundshme, Evropianet e rinj, prezantuat vlerat evropiane te shtetit demokratik te Kosoves" , i tha kryeministri Thaci gjate takimit kengetares Nishliu.
“Qeveria e Republikes se Kosoves eshte e vendosur dhe po punon fuqishem qe ne nje periudhe te afert te rinjte tane te kene mundesi te perfaqesojne Republiken e Kosoves ne gara te ndryshme ane e kend botes”, tha kryeministri kosovar.
Kengetarja kosovare, Rona Nishliu, falenderoi kryeministrin Thaci per mbeshtetjen e treguar dhe u shpreh e inkurajuar nga perkushtimi dhe vizioni i qeverise se Republikes se Kosoves per te fuqizuar angazhimet ne krijimin e mundesive qe edhe artistet kosovare ne menyre zyrtare te perfaqesojne shtetin e Kosoves ne festivale te ndryshme nderkombetare. /d.b/balkanweb/