Ish-banori i BB4, Toros, e ka përjetuar mjaft keq humbjen e presidentit francez Sarkozy. Këtë gjë ai nuk ka lënë pa e bërë publike edhe në profilin e tij në “Facebook” me statuset e vendosura vazhdimisht. Duket se veç simpatisë, Toros i vjen keq për këtë humbje edhe për shkak të kauzës armene, që presidenti francez ka mbrojtur gjatë kohës që ishte në krye të
Francës. Kjo është një lidhje sentimentale e ish-banorit me kauzën armene, po të kemi parasysh origjinën e Torosit, i cili nga ana e babait është nga Armenia.