Rita Ora, flet shqip në filmin britanik

Rita Ora, sensacioni i muzikës popqë po përflitet si pasardhësja e Rihannës, para se të shndërrohej në yll muzike ka provuar të bëhet edhe aktore. Në vitin 2004, Rita ka interpretuar në një film britanik me buxhet të ulët. Filmi i realizuar në vitin 2004 titullohet “Svips”. Rita ka interpretuar rolin e një vajze emigrante nga Kosova e për këtë arsye dialogët e saj kanë qenë në gjuhën shqipe. Madje, Rita ka folur me një dialekt të fortë kosovar. Filmi është rikthyer në qendër të medias britanike, menjëherë pas jehonës që Rita Ora po bën si këngëtare. Disa media britanike e kanë bërë të ditur lajmin duke postuar edhe disa sekuenca të filmit.