Një kineze këndon këngën e Ronës " Suus" video

Pas performancës në Eurovision, duket se kënga e Rona Nishliut, “Suus”, ka bërë bujë të madhe. Një kineze me banim në Finlandë e dëshmon këtë. Siç vihet re edhe nga video, ajo këngën e Ronës e këndon me pasion dhe në gjuhën shqipe. Natyrisht shqiptimi s’është më i miri, por është shumë simpatik. Këngëtarja Rona Nishliu, arriti të shkojë në natën finale të Eurovizion. Gjatë
performancës së saj në natën e parë gjysmëfinale, Rona mbizotëroi skenën dhe transmetoi ndjenja te publiku.