Mediat nderkombetare: Rona si Aretha Franklin

Nata e parë e festivalit të muzikës mbarë-europiane, Eurovision është ndjekur nga miliona shikues dhe performancat e këngëtarëve pjesëmarrës kanë kaluar në lupën e profesionistëve të muzikës, jo vetëm të vendeve pjesëmarrëse.

Vendi ynë përfaqësohet denjësisht nga Rona Nishliu,
interpretimi i së cilës coi në finale Shqipërinë. Përvec duartrokitjeve të shumta në sallë dhe vlerësimeve të kritikës gjatë spektaklit, kënga “Suus” dhe Rona, ka marrë vlerësimet më të mira edhe nga mediat. Gazeta italiane, “Corriere della Sera”, në edicionin online të saj krahason këngëtaren shqiptare nga Kosova, për potencialin e saj vokal me mbretëreshën e muzikës “soul” Aretha Franklin apo mbretëreshën e muzikës “funk” Chaka Khan.

“Rona, mbretëresha e Shqipërisë”, përfundon shkrimi i Corriere për këngëtaren shqiptare, duke vënë në pah më pas disa detaje nga ky festival, që cuditërisht në këto kohë krize financiare globale, është më i kushtueshmi në historinë e festivaleve europiane të muzikës./Top Channel/